Mesnatën e së martës ka skaduar edhe afati që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u kishte caktuar 12 drejtuesve të qarqeve për marrjen e propozimeve nga çdo qark i vendit për kandidatët e mundshëm për deputetë.
Basha pritet të takohet me secilin drejtues qarku për t’u njohur më nga afër për propozimet dhe opinionet që baza e PD-së ka për kandidatët për deputetë.
Flitet se në listat e propozuara nga strukturat ka përfaqësues nga bota akademike, nga biznesi, anëtarë të forumeve rinore, familjarë të ish-të përndjekurve, etj.
Ndërkaq, burime të Partisë Demokratike shprehen se kryetari i PD-së Basha dhe ish-kryeministri Berisha, mund të mos udhëheqin listat në qarkun e Tiranës, por të jenë në dy qarqe të tjera të mëdha.
Për Bashën përflitet se do të konkurrojë në Elbasan, ndërsa për ish-kryeministrin nuk ka të dhëna.
Sa u përket listave, dihet tashmë se të paktën katër prej aleatëve opozitarë do të jenë pjesë e listave fituese.

Keto jane per t’iu vene hekuart ne duar.Deshkan kandidim!