Pas Budinës dhe Çipit, edhe avokatja e Aleancës për Teatrin e dënuar për falsifikim dokumentesh

Leda Hysa

Tre vjet më parë, media zbuloi se dy drejtuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Robert Budina dhe Kastriot Çipi rezultonin të dënuar, disa vite më parë, për vjedhje fondesh të filmave me vendimi të Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila i ka shpallur të dy fajtorë si përvetësues të shumës prej 8.8 milion lekësh dhe për moszbatimin e një kontrate me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK).Por, një fakt i ri është zbuluar së fundmi për avokaten e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja. Edhe ajo, si kolegët e sal Budina dhe Çipi, rezulton e dënuar me vendim gjykate për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2011, kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e shpall fajtore Adriana Kalanë duke e dënuar atë për të dy veprat, atë të falsifikimit dhe të shpërdorimit të detyrës me 18 muaj burg dhe 6 mln lekë gjobë, por me bashkimin veprave penale, u la 1 vit burg dhe 3 mln lekë gjobë.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin Nr. 127, dt. 19.09.2011, ka vendosur:• Deklarimin fajtor të të pandehurës Adriana Kalaja, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” të kryer në bashkëpunim dhe dënimin e saj në bazë të nenit 186/2 K.Penal dhe dënimin e saj 1 (një) vit burgim dhe 300.000 (treqind mijë ) lekë gjobë. • Deklarimin fajtor të të pandehurës Adriana Kalaja, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe në bazë të nenit 248 K.Penal të dënohet me 6 (gjashtë) muaj burgim dhe 300.000 ( treqind mijë ) lekë gjobë.
• Në zbatim të nenit 55 K.Penal me bashkimin e dënimeve në një të vetëm me 1( një) vit burgim dhe 300.000 (treqind mijë) lekë gjobë.

• Në zbatim të nenit 59 te K.Penal urdhëroj që e pandehura Adriana Kalaja të mbajë kontakte me Shërbimin e provës dhe të vihet në provë duke pezulluar ekzekutimin e dënimit për një afat 18 (tetëmbëdhjetë) muaj”, thuhej në vendimin Gjykatës së Krujës.Me sa duket, drejtimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e kanë në duar njerëz me probleme me drejtësinë në të shkuarën e tyre.

l.h/ dita

Share This Article
9 Comments
  • Shikoni cfare monstrash drejtojne alencen e gerdalles bordello 80 vjecare. Dhe shikoni o njerez ku eshte katandisur pd ne luften e saj per pushtet tek cilet njerez hajdute eshte mbeshtetur. Dhe ky Budina na doli dhe tek mitingu i kushtetutes se presidentit. Hajduti del ne mbrojtje te kushtetutes. Fundi i botes. Shikoni o njerez cfare perkrah presidenti yne , cfare hajdutesh nderkohe Nafije dybeku i leshit likes ishte gadi te kryqezohesh mbi germadhat e bordellos gerdalle vetem per te mbrojtur keta hajdute qe kane marre rroge qyl nga taksat e shqiptareve duke luajtur taull gjithe diten . Shkoni pra o njerez te merkuren dhe degjojeni hajdutin e denuar Budina kur te flase per moral .

  • Akoma nuk eshte arrestuar Avdjol Dobi!!!Duhet te vjedhesh miliarda si Edvin Escobar D’Rama,qe t’mos paragjykohesh dhe penalizohesh.
    Kur peshtyhet mbi idealistet,tregon se eshte helmuar e gjith shoqeria.Perderisa ne krye te Qeverise eshte nje pevers,do te kemi edhe kllonimin e ketij habitati.Dikush eshte i interesuar qe shqiptaret te degradojn ne nje popull shkerdhate,pa marol,pa histori,dhe ky eshte Kryeministri yne,nipi Vlashit(xhuxhit) qe u martua me dashnoren shtatzene te Ahmet Zogut,djali i Kristaqit,te cilin e paditi se i ka palluar gruan,prandaj nuk njohu atesine e Gregut.Supermashtruesi Edvin D’rama ka hyre ne histori si shqiptari më i pabesë dhe më lig i te gjitha kohrave.Egozmi i ketij antishqiptari ka shkuar aq larg,sa behet palë me interesat serbe,me Vuçiç, kunder shqiptareve te Kosoves(ashtu si serbofili Esat Toptani)duke nxitur edhe perçarjen ndermjet dy aneve te kufirit shqiptaro-shqiptare!
    Edi Rama: Amaneti i Luarasit ishte ndërtimi i një teatri të ri dhe jo rikonstruktimi i godinës aktuale.
    Mihallaq Luarasi:Varrmihësit nuk dëgjojnë se nuk duan të dëgjojnë. Ata duan të hedhin lopatat e fundit të dheut mbi arkivolin
    e Teatrit Kombëtar. Teatri Kombëtar nuk mund të vritet, sepse këtë krim mund ta bëjë vetëm një armik i jashtëm, një pushtues
    që shtie për të vrarë kombin tonë. Sot për sot ne nuk jemi të pushtuar (dhe asnjëherë mos qofshim), prandaj kjo gjëmë është e
    pamundur’

    • O zigo kur do pushtoni ambasaden amerikane sic pretendoi kjo kalaja prej rere qe qenka edhe hajdute

      • Mos moj adriana ,po ti je dhe me citadinanze italiane. Duke kjo qe eshte moster. Ja kane thene shume komentues,kur deklaroi qytetarine italiane .

    • Mos m’i quaj idealiste njerez si keta ne foto qe perfundojne ne prehrin e Lulzim Bashes dhe Monika Kryemadhit, se s’kane as 100 veta qe t’u shkojne nga pas, po nuk i furnizuan partite me militante. I pame sa kishin dje ne miting.
      Mos na bej budallenj, te lutem shume. Kjo eshte nje loje e ndyre politike, si te tjerat ne 30 vjetet qe kane kaluar me kete demekdemokraci. Kurse ti vazhdo vetegenjehu sa te kesh qejf dhe kur te behet teatri i ri je i lire te mos shkosh.

  • O zig heil, Une keto qe ti thua per kristaqin,i di per mamin tend,dashnore zogut, me barre me dashnorin. Mos akuzon edin per te mbuluar te tuat?

  • TANI FILLOI EDHE GERMIMI NE BIOGRAFITE E NJEREZVE. ATA NUK KANE FSHEHUR GJE DHE PER VEPRIMET E TYRA KANE MARE DENIMIN NGA GJYKATA DHE E KANE KTYER ATE.
    KETU FLITET PER NJE NDERTESE DHE PER NJE GRUP TE ORGANIZUAR NE MBRIJTJA TE KESAJ NDERTESE. NUK KERKOHET PER VJEDHJE APO FALSIFIKIM TE DOKUMENTAVE.
    BESOJ SE NE DEMOKRACI NUK PUNOHET ME BOIGRAFI POR ME PUNEN QE BEN. CILI DO KA TE DREJTEN E REHABILITIMIT NE JETEN SHOQERORE. NDJEKJA E BIOGRAFISE DUHET TE NXIRTE NGA JETA POLITIKE TE GJITHE FEMIJTE E TE DENUARVE POLITIKE APO ORDINERE SEPSE PRINDERIT E TYRE KANE BERE GABIME. KJO ESHTE TE KTHESH MBRAPSH KOMUNIZMIN.
    TE MEREMI ME TA PER VEPRIMET QE KANE BERE TANI DHE TE PROCEDOHET ME LIGJET E SOTME. KJO I BEN NDER KOMBIT SHE SHOQERISE SHQIPETARE. LIGJET JANE NE FUQI DHE DUHEN ZBATUAR ME RIGOROZITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *