Pas Covid-19 rekomandohet një konsultë për zemrën

redaktor

Edhe pse rastet me Covid janë ulur ndjeshëm, ka shunë pacientë që përjetojnë pasojat e post-virusit. Kryesisht një nga organet më të dëmtuara ka qenë zemra.

Mjeku kardiolog invaziv i spitalit Hygeia Gert Knuti , ka disa këshilla për pacientët që vuajnë nga sëmundje të zemrës por jo vetëm.

“Kanë qenë të shpeshta rastet që sëmundshmëria kardiake është lënë që të shkojë drejt një stadi të avancuar për shkak të ngjashmërisë së simptomave, të problematikës kardiake dhe problematikave shoqëruese që në rastin e pacientëve të prekur nga infeksioni Covid nuk është marrë në konsideratë bashkekzistenca e komplikacioneve kardiake dhe si rrjedhojë ka ndodhur agravimi i stadit të kësaj sëmundshmërie dhe arritja në spital në një stad të avancuar me jo pak pasoja  serioze për shëndetin…”

Apeli për të gjithë qytetarët është që të mos neglizhojnë vizitat. Edhe nëse nuk keni sëmundje të zemrës, pas kalimit të Covid -19 rekomandohet një konsultë më kardiologun.

n.s. / dita

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Po egektet anesore kardiake, tsdhme te njojtura nga vaxxina kur do ti shqyrtoni??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *