Pas debatit për taksën, Haradinaj: Ja marrëdhënia ime me Thaçin

Bora Basholli

Shpesh përplasen në media me deklaratat e tyre publike, pasi edhe qëndrimet i kanë të kundërta. Një nga debatet e fundit që kanë pasur me njëri-tjetrin është ajo e taksës 100% ndaj mallrave serbe.

Por cila është marrëdhënia që ata kanë me njëri tjetrin?

Haradinaj në emisioninT7, teksa zbuloi raportet e tij me presidentin kosovar. ‘Të them të drejtën raportet janë të njëjta. Nuk kem shumë komunikim. Ka pasur situata të ndjeshme prej taksës. Kemi pas takime të rënda, ku s’kam kaluar mirë as me Thaçin as me Veselin. Ata para miqve ndërkombëtare kanë pasur qëndrime të ndryshëm për taksën, kam marrë goditje të tipit që ‘nuk është në rregull kjo sjellje e jotja’, deklaroi Haradinaj.

‘Ka ndodhur një ftohje e raporteve personale’, vijoi ai, ndërsa u pyet për qëndrimin e Thaçit për taksën.

‘Më vjen mirë, çdo deklarim e ka peshën e vetë. Por gjatë vizitave të zyrtarëve amerikanë, më kujtohet David Hayle, kam pas përvoja shumë të rënda. Ballafaqimi ka qenë i zorshëm, kam marrë shumë kritika prej kolegëve të vendit se pse nuk e heqim taksën’, tha ai.

 

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *