Pas dënimit me 10 vite burg, Klemend Balili kërkon pafajësinë

Elena Tase

Pas dënimit me 10 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, Kelmend Balili ka ankimuar vendimin duke kërkuar pafajësi. Sipas Balilit ai nuk ka lidhje me trafikun e drogës dhe se prokuroria nuk ka prova për të vërtetuar akuzat e ngritura. Pritet hedhja e shortit për të përcaktuar trupin gjykues në Apel dhe seancën e parë.

Kujtojmë se në Shkallë të Parë, mbrojtja e Balilit pretendoi se numri që prokuroria thotë se është i tiji, në të vërtetë nuk vërtetohet që i përket Balilit. Për rrjedhojë, tha mbrojtja edhe personi që del në përgjime nuk është Kelmend Balili.

Ndërkohë për numrin e pasaportës, avokati tha se dikush e ka dërguar qëllimisht për të implikuar klientin e tij. Por pavarësisht pretendimeve, treshja gjykuese në Shkallë të Parë e gjeti fajtor Balilin për akuzat e ngritura nga Prokuroria dhe e dënoi atë me 10 vite burg.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *