Pas dhunës në Kamzë FSHF kërkon anulimin e Kampionatit

Leda Hysa

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar sot për dhunën e ushtruar në stadiumin e Kamzës ndaj arbitrit Hamiti.

Përmes një konference të jashtëzakonshme, Tahir Kastrati tha se Shoqata e Arbitrave kërkon urgjentisht marrjen nën kontroll nga policia të stadiumeve shqiptare.

“Policia ia ka deleguar kompetencat privatit. Duhen marrë masa urgjente pasi jemi në rrezik për jetën” – tha Kastrati.

Ndërkohë, sipas Ilir Shulkut, raste të tilla mund të agravojnë, shkruan JavaNews.al

“Jemi në mes të kampionatit dhe ndodhin gjëra të tilla. Imagjinoni çfarë mund të ndodhë në fund të kampionatit kur ekipet rrezikojnë daljen nga kategoria” – tha sekretari i FSHF.

Ai shtoi se në kushte të tilla, FSHF do të jetë e detyruar ta pezullojë kampionatin.

“Ne presim një reagim nga Policia që të marrë përgjegjësitë e saj. Në të kundërt do ta shohim shumë seriozisht pezullimin e Kampionatit” – tha Shulku.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Zotrinj albitra ! Ju kini plotesishte. Fshf-ja duhet te anulloi kampionatin. Shqiperia eshte kthyer ne vend dhune. Dhune ne stadiume nga tifozet e titullaret e klubeve, dhune ne mes te Tiranes e neper rruget e ketij vendi nga tifozet e partive nen drejtimin e kryetareve te partive. C’do gje tek ne duhet te fitohet me dhune. Me dhune edhe per te jtuar. Me dhune duane pushtetin politikanet,me dhune duane fitoren edhe skuadrat e futbollit neper stadiume. Dhune po ushtrohet edhe neper familje. Me dhune i duane leket nga prinderit femijet e droguar,apo qefllinje te jetes se nates. Ndaj kini potesisht te drejte edhe per policine,por c’te beje policia me pare ,kur ne e kemi mendjen tek dhuna. Kur tentohet te dhunohet deputeti,ministri,kur behet thirrje per t’i dhene plumbin ballit kryeministrit c’presim me tej. Policine e duane nga mbrapa edhe deputet ,edhe albitrat,edhe prinderit apo grate e dhunuara . Ku vemi,ku shkojme o popull ! U tmerruane femijet nga krismat ne protesta ,nga thirrjet per lufte e plumba ballit. Pse ,o mami, me linde – i thote femija nenes . O popull ,a do ta mbledhim mendjen e te mos perkrahik luftexitesit ,apo do ta bejme vendin kasapane qe dikush te gezoi pushtet. Ai e femijet e tij te kapardisen ,duke shetitur neper vend te ndryshme te botes, te shkojne neper kampe per tu plazhuar, e ne o popull tu cojme lule tek varri femijeve tane. A nuk u ngopem me 1997-ten, me 1998-ten ? Pretenduesi per Mbret u kapardise e rrojti sa deshi zoti,por nena e babai,motra e velllai cuan lule tek vendi ku u vra djali i tyre . Shqip po e them. Basha e Monika te gezojne kolltuqet e ne te varrosim femijet ? Jo,jo,jo,. Popullin aty e kane. Le te shkojne e tu mbushin mendjen per te fituar me vote ejo me gjakun e femijeve tane,qofshin protestues ,apo polic. Popull t’a mbledhim mendjen se edhe bota po na del borxhit…… .

  • O Shulku o shul, o rrote dhune e solli Gjyqtari dha penallti te paqene, biles duhet te jepej faull ne favor tr potjerit te kamzes dhe me kryesorja PEM+NALLTIA u dhe ne kohen shtese te shtese.
    Shtesa ishte 5 minuta dhe Gjyqtari me vetedije te plote nuk e perfundonte ndeshjen derisa dha nje penallti ne minuten e GJASHTE, per te fundosur me tej Kamzen sipas porosise se dhene nga Duka i Krimit sefi FFSH.
    Gjyqtaret me nje te rene te birbilit vendosin fatin e lojes, ata duhe vetem te gjykojne dhe kaq.
    Gjyqatret jane protagoniste dhe per kete shperblehjen nga FSHF dhe prej atyre qe jane manipulatore te perhershem te futbollit ne Shqiperi.
    Fatin dhe rezultatin e ndeshjes duhet t’a vendosin ekipet qe perballen ne fushe, kjo gje ka shume vite qe nuk ndodh ne Albanistan, te na rroje Duka i krimit Gimcja i Korces, GICI Gjici e matrapaze te tjere te tipit Ridvan Bode (tani i larguar per pak kohe qe te rikthet fuqishem te lengaraqet e Skenderbeut).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *