Pas Dukagjinit, policia asgjëson edhe kanabisin e Tepelenës

anazapta

Pas ndërhyrjes në Dukagjin operacioni i gjerë i policisë është zhvendosur në Tepelenë. Në sajë të operacionit “Kreshta” të nisur mëngjesin e kësaj të marte, janë asgjësuar 5580 rrënjë kanabis, të vendosura në 10 parcela.

Sipas burimeve zyrtare, në këtë superoperacion kanë marrë pjesë 100 forca policie dhe 20 mjete, të FNSH­së, Policisë së Tepelenës dhe drejtorisë së policisë së Gjirokastrës.

Zona ku ishte përqëndruar ditën e sotme policia ka qenë ajo e Kurveleshit. Operacioni do të vijojë, ndërsa bëhet e ditur se gjatë periudhës mars­-gusht në rrethinat e Tepelenës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *