Pas ekspertizës, Gjykata belge e njeh Delphine Boëlin si vajza e mbretit Alberti II

DITA Online

Pas vendimit të gjykatës belge, sipas të cilit ish-mbreti Albert II, 84 vjeç, duhej t’i nënshtrohej një testi gjenetik, Delphine Boël fitoi të drejtën për t’u njohur si vajza e tij biologjike, bëhet sot e ditur.

Informacioni i njoftuar nga mediat belge u konfirmua edhe nga Marc Uyttendaele, një prej avokatëve të Boël.

Delphine Boël, artiste e arteve pamore, 50 vjeçe, pretendonte se ishte lindur nga një marrëdhënie e gjatë që ka patur në vitet ’60-’70 e ëma, Sibylle de Selys Longchamps me Albertin, në atë kohë princi trashëgimtar, i martuar që nga viti 1959 me Paola Ruffo di Calabria, përcjell ATA.

Alberti II, i cili drejtoi mbretërinë nga viti 1993 deri në 2003 është babai i mbretit aktual të Belgjikës, Filipit, e ka mohuar gjithnjë të ketë patur marrëdhënie me të ëmën e Boël.

 

v.l/Dita

Share This Article
4 Comments
  • Mohon mbreti mohon
    Ja qe dhe mbreti genjen
    Po.pse o njerez genjeni pwr dashurine??
    Uleriteni o njerez dashurine
    Kurajo o mbret
    Se neae nuk ke as ti kurajo kush presim t kete?
    Ata qe nuk kane breke.n byth??

    • Nuk genjen per dashurine, por per tradhetine. Sa per kurajon, ata qe nuk kane as breke jane shpesh me kurajoze sesa ata me mbreteri.

    • breket ne bythe jane shpikur, vene dhe mbahen …

      per te ‘lare e shpelare’ …

      adrenalinen qe lekundet midis FRIKES dhe PREPOTENCES …

  • @pabrekes, po sigurisht ata qe nuk kane breke, vërrën gjithnje e kane zbuluar, keshtuqe nuk kane c’humbasin, prandaj jane me kurajoze se ata qe kane vërrën te fshehur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *