Andi Lila është rikthyer në fushë pas dëmtimit, që pësoi me Kombëtaren e shqiptarëve.
Futbollisti shqiptar është aktivizuar për 72 minuta në takimin e Kupës së Greqisë. Janina arriti të fitojë me rezultatin 1-2 sfidën në fushën e Acarnaikos.
Andi Lilës në këtë takim i ishte besuar edhe shiriti i kapitenit, gjë që çuditi të gjithë, sepse pas festimit me shqiponjë duke se e ardhmja e Lilës ishte në dyshim, transmeton SportAl.
Kjo ishte një provë e kënaqshme për 29-vjeçarin, pasi Janina me këtë sukses qëndron në vendin e parë në Grupin A në kuotën e 4 pikëve.
Turi i dytë i Kupës së Greqisë zhvillohet në grup, ku më tej shkojnë dy vendet e para. Ndeshja e radhës do të jetë më 15 dhjetor ndaj Anagenisi Karditsas.

Lart e me lart shqiponjen e Andeve shqiptare
Ky eshte shqiptar e bir shqiptari.
Gjith stadiumit i doli flaka …
Mbrojne flamurin ..
Lila , Xhaka…. !!!!9
Skenat e mbrojtjes se flamurit ne Beograd , jane ato skena , te cilat do te frymezojne dhe mbushin me krenari breza te tere qe do te jene ne fushe me ngjyrat e fanelles KUQ e ZI .
Me rrespekt.