Pas formimit të qeverisë, ja kur do të takohen për herë të parë Kurti dhe Vuçiç

J L

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Takimi i parë mes tyre do të zhvillohet në muajin mars në Bruksel.

Lajmin e ka konfirmuar vetë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në kuadër të përgatitjeve për samitin e Zagrebit.

“Ta shohim që takimet e marsit që Kosova dhe Serbia i kanë në Berlin dhe në Bruksel a do të arrijnë të përgatiten për samitin e Zagrebit, në mars do të jetë vizita që është planifiku për Kosovën dhe Serbinë në Berlin dhe Bruksel. Samiti i Sofjes nuk e dha efektin e vet, tash po përgatitet Samiti i Zagrebit në maj, nuk ka ndodhë që BE-ja me i ba dy samite brenda tre vitesh, sepse Selaniku dhe Sofja i kanë 15 vite ndërmjet, kurse Sofja dhe Zagrebi janë shumë afër, por prapë vështirësitë që po dalin nga presidentja kroate janë se Schengeni Ballkanik është problemi kryesor”, tha Haziri në RTV Dukagjini.

Ndërkohë, ditën e djeshme kryeministri Albin Kurti është takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, në një klimë disi të tensionuar në deklarata mes tyre në konferencë shtypi.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *