Arrestimi i Ardian Fullanit dhe Elivar Golemit mund të mos jenë të fundit në lidhje me vjedhjen e 7 milion dollarëve në Bankën e Shqipërisë. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije për V Plus se pritet qe edhe te tjerë persona te vendosen nën akuzë, gjë që do të pasohet me të tjera arrestime. Deri tani, prokuroria ka vendosur nën akuzë në lidhje me vjedhjen 19 persona, nga të cilët vetëm Ardian Bitraj është i akuzuar direkt për vjedhjen e Bankës, ndërsa për te gjithë të arrestuarit e tjerë, përfshirë edhe guvernatorin Fullani, rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Guvernatori Ardian Fullani u arrestua të premten. Bashkë me Fullanin policia arrestoi edhe kryeinspektoren e bankës, Elivar Golemi. Guvernatori sipas organit të akuzës ka neglizhuar detyrimet me të cilat e ngarkonte ligji. Edhe kryeinspektorja Golemi për disa vite nuk ka ushtruar kontrolle të plota në thesar.
