Një tërmet i shkallës 5.8 Rihter u regjistrua në orën 14.25 të mesditës së sotme në Turqi.
Në shtetin fqinj, u përhap alarmi kur u pa që ndërtesat u dëmtuan dhe banorët u bllokuan ndërkohë që pati edhe të plagosur.
Qendra e tërmetit ishte gjashtë kilometra në jug të qytetit Baklan, i cili ka një popullsi prej 6.800 banorë dhe thellësia ishte relativisht e vogël, jo më shumë se tetë kilometra, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
“Çatitë u rrëzuan, pati plasaritje të mëdha, disa shtëpi u rrënuan”, tha kryetari i bashkisë së Bozkurt Birsen Celik për NTV.
“Nuk ka të vdekur, asnjë të plagosur rëndë. Ndërkohë ekipet tona janë duke punuar për të vlerësuar dëmin”, shtoi ai.
e.t./dita

Po likja pse sillet verdalle e nuk merret me keto pune, pasi i njeh mire.
E ka parashikuar nostradamus ilirfloriri me muniken,po kush e ndigjon.
Nga maja korabit kush e di se cdo parashikoj me kokmedhenjte e tij..
Me sa duket filxhani i Monos po del me i forte se shkenctaret .! Ndeaj dhe likja “flet” me kopetence.!