Kompania amerikane e lobimit, “Patton Boggs” ka dhënë dorëheqjen nga puna si mbrojtëse e imazhit të kreut të ekszekutivit shqiptar. Vendimi është marrë menjëherë pas humbjes së thellë të partisë së Berishës në zgjedhjet e 23 qershorit. Gazeta “Shqip” shkruan sot se një dokument zyrtar është depozituar pranë zyrës së zyrës së regjistrit të financave të SHBA, që mban firmën e kompanisë së njohur lobiste “Patton Boggs”, e cila njofton institucionet amerikane përkatëse se ajo nuk përfaqëson qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe se nuk ka ndonjë marrëveshje. “Ju lutem bëni efektive këtë kërkesë, të çregjistroni këtë firmë nga FARA(Foreign Agents Registration) si përfaqësuese e Republikës së Shqipërisë. Firma nuk ka një marrëveshje me këtë aktor të huaj dhe ka pushuar kryerjen e veprimtarisë regjistruese në emër të qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në dokumentin e depozituar nga “Patton Boggs”. Shkresa zyrtare mban datën 23 gusht. Kjo është shkëputja e bërë nga kjo firmë, e cila në të njëjtën kohë njofton se punonjësit e saj, ekspertët e kësaj firme nuk punojnë për qeverinë “Berisha”. “Përveç kësaj, ju lutem ndërprisni formularin e regjistrimit (Short-Form Registration) të Graham Wisner, Taryn Frideres dhe Matthew Oresman për punën e ardhshme në emër të qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në pikën 5 të formularëve të “Patton Boggs”.
Kontrata e lobimit mes “Patton Bogs” dhe qeverisë shqiptare u nënshkrua më 7 dhjetor të vitit 2012, me efekt të shtrirë edhe në vitin pasardhës. Marrëveshja për palën shqiptare ka pasur dy përfaqësues, përkatësisht Gjegj Lezhja, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe Emelinda Muho, përfaqësuese e Ministrisë së Inovacionit, që drejtohet nga Genc Pollo. Ndërsa marrëveshja me pikat është firmosur nga Gjergj Lezhja dhe Ë. Caffey Norman.
“Patton Boggs” nga janari deri më qershor të këtij viti ka mbrojtur interesat e qeverisë shqiptare pranë institucioneve amerikane në Senat, Kongres, apo dhe në takimet në Departamentin e Shtetit. Frank Wisner ka qenë një emër i njohur për qarqet politike të Ballkanit. Ai ka pasur disa herë vizita në Tiranë, ku është takuar dhe me Kryeministrin Sali Berisha. “Patton Boggs” ishte një ndër firmat konsulente për qeverinë shqiptare për procesin e privatizimit të aseteve të rëndësishme kombëtare publike, si ARMO dhe “Albpetrol”. Për çështjen e “Albpetrol”, privatizimi u cilësua si një dështim i plotë, ndërsa për ARMO-n, “Patton Boggs” krenohet, pasi e cilëson si një sukses të plotë. Pas mbi 5 vitesh mbështetje, lobistët amerikanë e kanë braktisur qeverinë shqiptare, kjo pasi bashkëpunëtori i tyre, përfaqësuesi i së djathtës në Shqipëri humbi zgjedhjet parlamentare. Kontratat 300 mijë dollarëshe janë nënshkruar përgjatë gjithë vitit mes qeverisë shqiptare të Kryeministrit Sali Berisha. Të gjitha kontaktet për mbrojtjen e imazhit të qeverisë së Berishës janë kryer përgjatë kësaj periudhe nga dy kompanitë lobuese “Podesta Group” dhe “Patton Boggs”. Sikur të mos mjaftonte vetëm një kompani, shteti shqiptar ka lidhur dy kontrata me të njëjtën fizionomi, duke shpenzuar rreth 600 mijë dollarë amerikanë në vit. Përgjatë këtyre viteve, qeveria shqiptare ka derdhur në arkat e këtyre dy kompanive mbi 3 milionë dollarë amerikanë.

te pabese ,,mashtrues ,,,hajdute ,,ju kam pagu sa frengu pulen dhe ca me dhate ,,me nxoret me kepuce te kuqe ,,,,,perpara sb
Keta vijne pas teje po ju dhe leke , po nuk judhe ikin
E nuhaten ata qe sala s’ka me leke ne banke ti vjedhi qe ti paguaje keta qena………..
ska gje per berishen kane punuar tre milion skllever
Ata e njihnin mire psikopatin tone kryeminister por parate tone ishin te mira.Punuan shqiptaret dhe me parate tona (te shqiptareve )firma ne fjale lobonte qeverine qe shqiptaret donin t,a rezonin.E bukur!
Po pse,me kaq mbaron kjo histori?Po te kishte vertet lobim per interesat e Shqiperise,kontrata nuk nderpritej nga nderrimi i qeverive.Ky veprim tregon se lobimi i paguar me parate e buxhetit,pra te taksapaguesve, nuk ka qene per interesat e shtetit shqiptar por per ato te pushtetit te Berishes.Ky eshte shperdorim i paster i detyres me dem financiar qe duhet ndjekur dhe penalizuar pa asnje tolerim, bashke me gjithe malin e abuzimeve qe ka bere Berisha.
shikoni se cfare ka bere salepi i zgjebosur me paret e shqiptareve – duhet pare kjo pune edhe ne lidhje me ate katunarin e poshter bode qe hapte thesarin e shtetit per kete megahajdut kombetar – e cfare beri Zogu me shume !!!
Kjo firme eshte nen investigim nga IRS per parate qe ka marre nga Berisha.
As keta as Argita nuk i shpetojne dot investigimit, edhe pse p i mbyllin firmat per te humbur gjurmet.
Me keta vetm litari i lan gjynahet e tyre.
Kuptohet që “Patton Boggs” dhe “Podesta Group” kanë lobuar për Berishën dhe jo për Shqipërinë. Problemi është tek investigimi i mëtejshëm i kontratave të lidhura midis Berishës (apo qeverisë shqiptare) dhe këtyre kompanive amerikane. Sepse Berisha ka deklaruar se ato lobonin në të mirë të Shqipërisë! Pra jo eskluzivisht për Berishën. Në se është kështu patjetër që duhen shqyrtuar marrëveshjet midis tyre. Sepse nëse paratë janë paguar për një vit, atëhere duhet të kthejnë pjesën e mbetur të tyre.