Pas kanabisit, policia nis tjetër aksion kontrolli në të gjithë Shqipërinë

Gazeta Dita

Pas furtunës në komisaratet e Këlcyrës dhe Përmetit, policia lajmëroi se do të nisë një analizë mbi ndërtimet pa leje në çdo qark.

Por, edhe në bazë të statistikave, rezulton se ky fenomen është rikthyer si problematikë në punën e uniformave blu.

Rasti i ndërtimit në grykën e Këlcyrës është vetëm një nga ndërtimet e paligjshme, për të cilët u bënë shembull disa punonjës policie.

Vetëm gjatë javës së fundit, në të gjithë territorin e vendit janë konstatuar rreth 100 ndërtime pa leje, ku në të gjitha rastet pronarët e objekteve janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Një pjesë e mirë e ndërtimeve pa leje rezulojnë në zona periferike dhe kanë të bëjnë me shtesa katesh, si dhe ndërhyrje në banesa, apo godina biznesesh dhe sipërfaqesh ekzistuese.

Pas letrës që ministri Xhafaj u nisi drejtuesve të policisë, vet “blutë” pranuan se mbajtja nën kontroll e territorit është detyrë funksionale e tyre, ndonëse kërkuan edhe një bashkëpunim më të mirë të pushtetit vendor dhe inspektoriateve të bashkive.

Përveç shkarkimeve në komisariatet e Këlcyrës dhe Përmetit, pak kohë më parë edhe dy shefa komisariatesh në Tiranë u pezulluan nga detyra, pasi nuk kishin konstatuar disa ndërtime pa leje./Top Channel

Share This Article
2 Comments
  • HARRILENAT E VJOSËS DHE TËPAEMRËT E SHKATËRRIMIT TË SETËS DIBRANE
    Ku janë deputetët e Dibrës, po krye bashkiaku? Kush ua ka vënë dorën në fyt mos nxjerrin zë? Kush janë ata me emër e mbiemër që po e shkatërrojnë kanionin e Setës, monument kulture e natyre?
    – Sot, 13 tetor, mësoj se drejtuesit e policisë së Përmetit janë pushuar dhe proceduar në prokurori. Po në Dibër kush do të paguajë për shkatërrimin e Setës, ndërtuesit pa emër apo 20 fshatarët që protestuan për pronën e tyre dhe shkatërrimin e mjedisit?

    Pas një zëri “të fortë” në shtypin e shkruar, ndodhi gjëma. Ndaj një far Harri Lena foli me gjëmim edhe kryeministri ynë. Folën në jehonë të fjalëve të tij edhe ministrat tanë.
    Vjosa është një tërkuzë e thurur bukur nga natyra, veçanërisht sa hyn në kufi e derisa hapet poshtë urës së Dragotit. Nuk duron fill tjetër t’i shtosh dhe as kazmë, barominë, tritol e beton t’i lëshosh. Ajo qejfin dhe bukurinë e ka ta lesh të lirë siç e ka lënë natyra (n’dash thoni Zoti).
    Një lajm në gazetë zgjoi nga gjumi kryeministrin, ministrin i brendshëm, atë të mjedisit…
    “Do bëhet hataja”, thanë, sikur të mos kishin qenë do muaj më parë në Përmet kur përuruan qendrën e qytetit. Sikur tërë këto muaj zgjedhjesh e mbledhjesh mos kishin as sy, as veshë për të parë e dëgjuar masakrën që po bëhet nën këmbët dhe rrotat e makinave të tyre të blinduara…
    Një gjë tashmë lakohet në të gjitha rasat e zgjedhohet në të gjitha vetat e mënyrat: Vjosës ia mori erzin, e shtriu përtokë, e dhunoi dhe shkatërroi një biznesmen gjirokastrit Harri Lena alias Harrilla…
    “Krimineli” u gjet dhe o burra trekëmbëshi…
    Do kalojnë disa javë e muaj dhe trekëndëshi do bëhet dykëmbësh, një këmbësh, do bie fare në Vjosë e do ta marrë lumi…
    Të gjitha zërat mediatikë, në print e efir flasin për një shkatërrim të madh në Grykën e Këlcyrës…
    Por, në territorin shqiptar, nga Jugu në Veri e nga Lindja në Perëndim, ka kaq “Gryka Këlcyre” e “Harri Lena” sa shumohen disa herë me “gishtat e duarve dhe të këmbëve”. Çuditërisht asnjë nga këta “gishta” nuk ka emër, nuk thërritet me adresë të plotë.
    Ka disa muaj që njëzet fshatarë të zonës Arras-Çidhën janë në ndjekje penale nga prokuroria e Peshkopisë sepse guxuan dhe kundërshtuan shkatërrimin nëpërmjet ndërtimit të hidrocentraleve njërën nga degët më të bukura të Drinit të Zi, Setën, një zonë të mbrojtur me ligj, një zonë ku kujtesat historike të lidhura me vendorigjinën e Gjergjit të Gjon Dibranit, me Betejën e Torviollit, me Masakrën e Çidhnës, me Kuvendin e Arrasit, me djepin e kryengritjes popullore dibrane shtator-1913, me një monument kulture e trimërie si “Kanali i Çidhnës”, këta njerëz plot fisnikëri e dinjitet presin vendimin e togave të zeza. Ata atdhetarisht bënë atë që duhet ta kishte bërë Ministria e Kulturës, Ministria e Mjedisit, deputetët dibranë.
    Këta të fundit (deputetët) duhet të uleshin të parët në Çidhën, diku atje ku pamja e burimeve të Sopanikës merret e mbahet në pëllëmbë të dorës si një fotografi e bukurisë së bukurive. Pastaj të ngjiteshin pak më lart, trasesë së kanalit të Çidhnës, monumentit më madhështorë në natyrë gdhendur me barut nxjerrë nga gëzhojat e luftërave, me kazmë e barominë, me djersë e gjak, me mendje inxhinierësh pa diplomë e me mendje shkencëtarësh pa universitet, laureatë të Çmimi Republike të Shkallës së Parë. Të ecnin atij kanali, të kalonin rrugës ku gjerësia nuk është as dy pëllëmbë, për të dalë në Gurë Lurë e për t’u ngjitur tek Liqeni i Luleve.
    A ka kaluar ndonjëherë Ilir Beqaj, deputet i Dibrës, ministër i qeverisë Rama-1 dhe 2 asaj rruge? A e ka parë se si po shkatërrohet monumenti natyror i Setës? A i di emrat dhe mbiemrat e shkatërruesve të saj? Nuk e besoj. Mendja e tij rreh ta mbysë Dibrën me Skavicën (prisni se shpejt do të dalë në tregun mediatik e të ftojë kompanitë shkatërruese) e jo të pyesë për Setën.
    Kryeministri Rama ka shpallur (me plotësisht të drejtë) “Vitin e Skënderbeut”.
    Pyes publikisht deputeten Almira Xhëmbulla Zebi: a është ulur ndonjë ditë në karrige përballë kryeministrit e t’i kërkojë “Mbledhje Qeverie” në Sinë dhe Çidhën, në themelet e Kastriotëve për të nisur veprimtaritë e “Vitit të Skënderbeut”?
    Po të mblidhej Qeveria në Çidhën (E çfarë është Llogaraja para Sinës, Çidhnës, bukurive të Setës, ujëvarave të Sopanikës, Gjallicave të Lurës? Asgjë, thjesht një hotel me pesë yje, e një pishë “flamur” në Qafë), po qe se në atë shtëpinë me “tri pode”, monument kulture të Çidhnës kryeministri Rama do të ulej me gazetarët në një “mëngjes pune”, ai do të përballej me pyetje që do të zgjonin në publik jo historinë e një fshati, një treve por historinë e Shqipërisë, të paktën që nga Masakra e Çidhnës fill pas vdekjes së Skënderbeut e deri tek “Qeveria e Arrasit” që organizoi kryengritjen e shtatorit 1913 të mbarë Dibrës kundër pushtuesit serb dhe vendosi vijën kufitare që kemi sot, për të mos mundur të shkojë atje ku e kishte vendin.
    Pyes edhe Xhemal Gjunkshin, gjeneralin dibran, deputet në Kuvend, njeri me zë në Dibër e më gjerë a ka shkuar ndonjëherë të takohet me “20 çidhnakët” për t’u dëgjuar fjalën dhe për tu ngritur në Kuvend me hallin e tyre? Mbase si ushtarak ka kaluar kanionit të bukur të Setës, ka kaluar edhe Gjalicat e ka marshuar atyre maleve ku lindi dhe fitoi 18 beteja Gjergji i Gjon Dibranit. Mbase, por sot si deputet, ka detyrimin e votës së Dibranëve demokratë që ta marrë zërin e tyre në diktofon dhe ta shpërthejë në foltoren e Kuvendit si “bombë” që po shkatërron një monument natyre, një monument kulture, një vend ku e djeshmja dhe e sotmja flasin për t’i treguar botës së Dibra ka qenë e shpatës e pushkës por edhe e punës.
    Nuk po flas për deputetin e LSI, as deputeten e PDIU (Çamë në Dibër???!!!). Ulur në karrigen e Kuvendit janë ngrohtë në dimër e fresk në verë.
    Do të desha të flas për kryetarin e bashkisë së Dibrës kirurgun Rama. Do të desha që “bisturinë” tash ta nxirrte dilte nga trupi i njeriut për ta futur thellë në çështjen e ditës, në MBROJTJEN E KANIONIT TË SETËS”, nga “Harrilenat” dibranë. Do të desha t’i thotë Gjinurit: “Votën ta dha Dibra, mbroje atë, mbroje Setën, shuaje idenë e mbytjes së saj nëpërmjet gjolit të qelbur korruptiv të Skavicës”.
    E në vijim do të desha të di me emër e mbiemër kush janë ata që kanë marrë përsipër ta shkatërrojnë bukurinë natyrore dhe turistike të Setës, ujëvarave të Sopanikës? Nuk kam lexuar asnjë emër…
    Do të desha të jem atje midis Sinasve e Çidhnakëve për tu thënë “Silleni birin tuaj, Gjergjin e Gjon Dibranit-Skënderbeun në vendlindje me një monument të madh sa ta shohë bota me Satelit siç sheh Krishtin në Brazilia, me një kompleks turistik, me pritjen proverbiale dibrane të besës”.
    Por këtë në një tjetër vështrim, nga larg…
    Abdurahim Ashiku
    Athinë, 13 tetor 2017

  • Nertimet pa leje,apo aluizmi i paligjshem?Te besh dhe prostituten dhe tutorin ndaj ndertimeve pa leje kur ke ngritur nje istitucion antikushtetues sikurse aluizmi do te thote jo vetem amoralitet politik por dhe bashkepunim me djallin,qe derdh lot krokodili per te mashtrua dhe shqyer prene e rradhes,pra popullin dhe popujt.Mjaft me,shqiptaret ne shumice i thane NDAL politikave bastare me bojkotin ne shumice dhe kete ramovicet nuke duhet ta injorojne duke vazhduar me hakmarrje primitive ndaj SOVRANIT,se do te pendohet,Tashme SOVRANI,USA dhe BE-ja ke kojne reformen ne drejtesi dhe jo arrogance pushteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *