Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Pas kartave “nacionalizëm” dhe “referendum”, mbetet vetëm karta… Vorpsi
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Pas kartave “nacionalizëm” dhe “referendum”, mbetet vetëm karta… Vorpsi
Analiza

Pas kartave “nacionalizëm” dhe “referendum”, mbetet vetëm karta… Vorpsi

anazapta
Published March 5, 2013
Share
SHARE

Glorifikimi i arritjeve nën qeverisjen e tij (disa reale e shumica imagjinare) kanë qenë një lajtmotiv i përhershëm i fushatave të Berishës. Por në çdo fushatë, ai përdor edhe disa karta specifike për secilën prej tyre. Në fushatën aktuale, ai përqafoi kartën e nacionalizmit me rastin e 100 vjetorit të pavarsisë, ndoshta i shtyrë nga sondazhet që i tregonin se kjo kartë i kishte dhënë fryte të bollshme Aleancës Kuqezi, partisë që vuri në themelet e saj këtë kartë.

Deri atëherë, luajtja e kartës nacionaliste kishte marrë kritika të rezervuara nga Uashingtoni e Brukseli, por kur Berisha, kryeministri i vendit, e luajti fort atë, reagimi ishte i fortë dhe i menjëhershëm nga Uashingtoni e Brukseli, dhe madje edhe nga Berlini. Shuplakat që ai mori e bënë të zbythej aq shumë sa festimin e jubileut 5-vjeçar të Pavarësisë së Kosovës e bëri në FaceBook…

Me kartën e djegur të nacionalistit në dorë, Berisha filloi sulmin me kartën e europianistit – kërkoi mendimin e tifozave të tij në FaceBook për një referendum rreth tri ligjeve që ka kërkuar Bashkimi Europian të aprovohen si pjesë e paketës për marrjen e statusit të vendit kandidat. Dhe kur tifozat “ia aprovuan” këtë ide, Berisha firmosi i pari kërkesën për referendum, i ndjekur nga të gjithë deputetët e tij.Por edhe kësaj rradhe shuplaka ishte e menjëhershme dhe e drejtëpërdrejtë ndaj tij.

“Vazhdimisht e kam theksuar se ligjet, dhe në veçanti rregullorja e parlamentit, duhet të miratohen me konsensus mes opozitës dhe qeverisë dhe, për këtë arsye, e kam të vështirë të kuptoj këtë vendim [të Berishës për referendum], që shkon kundër frymës së gjithëpërfshirjes,” shkruajti komisioneri për zgjerimin e BE, Fyle, në deklartën e tij për shtyp në lidhje me referndumin që do të shpëtonte Shqipërinë nga “bllokimi i neobllokmenëve”.

Pas djegies së kartave “nacionalizëm” dhe “referendum”, Berishës i mbetet karta e nxjerrjes përditë të zëdhënëses së vet, për të lexuar baltën e llumin që ai hedh në letër për kundërshtarët e tij. Aktualisht, zëdhënësja e ka mbiemrin Vorpsi, dje e kishte Kasmi, pradje e kishte Mëhilli e nesër mund ta ketë zoti e di se çfarë. Por njësoj ato do të recitojnë rreshtat që u ka vënë përpara pupetmaster-i i tyre, duke patur komandë personale vetëm mbi uljen dhe ngritjen e vetullave të tyre.

Përdorimi i kësaj karte nuk do të marrë ndonjë shuplakë nga Uashingtoni e Brukseli, por përsëritja e përditshme mekanike e këtij teatri të pështirë kukllash ia ul efektivitetin asaj. Për të mos thënë se mund të bëjë efektin e kundërt – siç bëri publikimi i fotove nudo të Edi Ramës në vitin 2007.

Dhe falë Zotit, Edi Rama ka kohë që ka hequr dorë nga nxjerrja flakë për flakë e zëdhënëses së vet, me kundërpërgjigje që dukeshin qartazi se ishin të dorës së tij. Ndoshta zuri mend nga thumbimet që i bënte skeçi i përjavshëm i “zëdhënësve” në shfaqjen televizive “Portokalli”…

anazapta March 5, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • tradita says:
    March 5, 2013 at 3:09 pm

    ‘kunder frymes se gjitheperfshirjes’. a ka me gjitheperfshirje se referendumi? shiko sa shpejt do terhiqet Fyle nga kjo deklerate absurde.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?