Sot qeveria është mbledhur në Dibër, ku dhe janë miratuar vendimet e fundit. Një prej vendimeve ishte dërgimi i nisëm për statusin e minatorëve në Kuvend. Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave shkruhet se është dhënë mendim i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin jo qeveritar “Për statusin e minatorit”.
Sipas vendimit në mbështetje të neneve 82, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për statusin e minatorit”.
