Pas konfirmimit të Allegrit, Juve përgatit mini-revolucionin

DITA Online

 

Pasi konfirmoi trajnerin Massimiliano Allegri për të paktën edhe një sezon tjetër, Juventusi ka nisur punë për të bërë një mini-revolucion në skuadër, duke parë largimet dhe tërheqjet nga skuadra.

Synimi është që të mbahet një numër i caktuar lojtarësh italianë, si dhe të përforcohet skuadra me elementë të eksperiencës, por edhe të së ardhmes.

Me Buffon tashmë të tërhequr, edhe Chiellini e Barzagli nuk premtojnë shumë, duke parë moshën e tyre, ndërsa janë larguar zyrtarisht edhe Asamoah dhe Lichsteiner, duke bërë që në mbrojtje të ‘krijohet’ një gropë që ka nevojë për t’u mbushur.

Spinazzola e Caldara janë marrë tashmë për këtë repart, por i pari do të rikthehet vetëm në muajin dhjetor, për shkak të një dëmtimi, ndaj bardhezinjtë po mbajnë nën vëzhgim të tjerë elementë për këtë repart.

Sipas “Corriere dello Sport”, ëndrra e trajnerit të kampionëve të Italisë është Sergej Milinković-Savić. Në mesfushë, për më tepër, pesha e përforcimit do të jetë Emre Can, duke arritur me parametra zero nga Liverpool, pas finales së Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Pellegrini, Cristante dhe Bonaventura mund të zëvendësojnë Khedira, në rastin në të cilin gjermani vendos të provojë përvojën e Premier League. Rebus i madh i transferimit të bardhezinjve është sulmi, në të cilin Higuain dhe Mandzukic nuk janë më të pagabueshëm.

Para një oferte prej rreth 60 milionë euro, në fakt, Juventusi mund të vendosë për të privohet nga “Pipita” për të sjellë në Torino spanjollin Morata. Formula do të ishte ajo e një huazimi të vështirë, me shpengim të detyrueshëm, por me kalimin e kohës.

Si zëvendësim për Mandzukic, trajneri Allegri do Martial, sidomos pasi Bayern Munich duket se u tërhoq nga gara për këtë futbollist.

Një revolucion i vogël nuk përjashtohet as në mbrojtje, ku Benatia nuk është e sigurtë të qëndrojë. Në rast të një shitjeje, Juventusi mund të marrë Godin të Atletico Madrid, një mbrojtës me përvojë, që i skadon kontrata në vitin 2019.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *