Pas kreut të Omonias, Dendias takohet me Janullatos dhe Xhaçkën

J L

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias e ka nisur vizitën e tij zyrtare në Tiranë me kreun e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri.

Më tej ai është takuar me kryepeshkopin Anastas Janullatos.

“Gjatë vizitës sime në Tiranë pata një takim të përzemërt me kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos”, shprehet ai.

Vizita e radhës ka qenë me homologen Olta Xhaçka.

“U takova sot në Tiranë me homologen time shqiptare Olta  Xhaçka.

Rendi i ditës: Forcinimi i marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat, Përgatitja e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore & Perspektiva e Ballkanit, Zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe Ukrainë pas pushtimit”, shkruan ministri grek në Twitter.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Shteti palloshit,keta njerez jan pa shtylle kurrizore, e pret ministria homologun Grek mbasi eshte takuar me pare me nje terrorist dhe nje perfaqsus te fese,nese ministria do bente vizite ne Gerqi duke kaluar nga Cameria dhe pare shtepit e rrenuara te cameve Greku as nuk e priste fare.

  • Ç’pune ka Minsitri i Jashtem i shtetit Greqi te takohet me nje kryeprift ne Shqiperi?
    Janullatposi nuk eshte amasador i shtetit Greqi.

  • Bukur fare, e paska thene qarte ky kush jane armiqte e betuar te ketij vendi: burgaxhiu omonias dhe hajduti i kishes!
    Respekte, e beri nje pune te pakten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *