Pak orë pasi vrau babanë e tij me sëpatë, policia ka arrestuar Arjan Shahajn. Ky i fundit u kap në Levan, brenda një furgoni të linjës, ndërsa po udhëtonte drejt Fierit.
Gjatë ndalimit të mjetit nga policia, mësohet se 35-vjeçar i ka bërë rezistencë forcave të policisë, duke i kundërshtuar me dhunë.
Ngjarja ka ndodhur në pyllin e fshatit Shalës të Memaliajt, ku at e bir kishin dalë për të bërë dushk për bagëtitë. Por pas një sherri të çastit, i riu ka ndërmarrë aktin makabër, duke qëlluar me sëpatë mbi babanë Iljas Shahaj.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta, marrjes së informacionit dhe bashkëpunimit me DVP Fier, më Levan të Fierit, u bë e mundur kapja e autorit të vrasjes së shtetasit I. Sh., 77 vjeç, banues në fshatin Shalës, Memaliaj. Policia e Fierit pas marrjes së informacionit se autori i vrasjes, shtetasi Arjan Shaha, 35 vjeç, djali i viktimës, po lëvizte me një fugon në drejtim të Tiranës, ka ndërhyrë menjëhërë duke ndaluar mjetin dhe duke arrestuar autorin e vrasjes, i cili do të transportohet në Gjirokastër për veprime të mëtejshme.”, thuhet në komunikatën e policisë.
o.j/dita
