Pas “Kristaq Ramës”, Veliaj nuk toleron as LSI-në

anazapta

Policia Bashkiake gjatë një aksioni të zhvilluar dje në zonën e ish-Bllokut ka liruar hapësirat publike të zëna nga lokalet dhe tregtarë të ndryshëm.

Gjatë heqjes së tavolinave dhe tabelave, forcat e policisë bashkiake nuk kursyen as selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pavarësisht se, dikush nga LSI tentoi të ndalojë policinë bashkiake pas disa minutash diskutim ajo ndërhyri duke hequr tabelat “Parking” apo tavolina dhe karrige që kishin zaptuar rrugën.

Pak ditë më parë kryebashkiaku Veliaj nisi çmontimin e shkollës jopublike “Kristaq Rama”, pasi u “sfidua” nëse mund ta bënte një gjë të tillë, të shembte shkollën me emrin e babait të shefit të tij.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *