Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste në Pallatin e Kongreseve ka zgjatur rreth një orë.
E kryesuar nga kryeministri Edi Rama, ajo ka zyrtarizuar datën 7 shtator si ditën e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare.
Kryesia e Partisë Socialiste ka miratuar gjithashtu grupin strategjik për zgjedhjet lokale, drejtuar nga Blerina Gjylameti dhe përbërë nga Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Bledi Çuçi, Taulant Balla, Erion Veliaj dhe Gramoz Ruçi.
Pas mbledhjes, Balla tha Partia Socialiste do të nisë anëtarësimet e reja në parti.
“U miratuan çështjet për të cilat do mblidhet Asambleja Kombëtare , për punën që është bërë deri tani për Shqipërinë që duam.
Për ne është e rëndësishme që përkrah përfundimit të turit të llogaridhënies, do të fillojmë një fushatë kombëtare anëtarësimesh të reja në Partinë Socialiste për një organizim më të mirë strukturor në të gjithë territorin për zgjedhjet e reja në vitin e ardhshëm.
Jemi në një proces më të hollësishëm dëgjesash e komunikimi me njerëzit, në çdo cep, në çdo lagje, për të mbajtur shënim, se është e rëndësishme që të kemi vëmendjen te njerëzit.
Nuk do humbim kohë me 3 konferenca për shtyp shpifjesh të PD-së, por do përqëndrohemi te ato që na votuam. Komunikimi me opozitën është thelbësor,” tha Balla.
s.a/dita

bakord,beni fushate antarsimesh,jemi para fushates dhe ju dyhen votat.por eliminoni dhe pasojat e termetit.nese nuk do pushteti lokal le ti beje qeverria.jo “zihen atllaret dhe shkelmat i ha gomari”.si shume shkelma po i jepni “gomarit” popull.ju vete mbani shenime dhe “prit gomar te mbije bar”se ms iu shkoje mendja se jam i opozites.jjo,jo jam pa parti,sepse asnje prej tyre nuk shpreh dhe mbron interesat e te varferve.