Haradinaj kthehet nga Haga: Nuk na imponohet Dodik Republika

J L

Kryeministri i Kosovës ende në detyrë, Ramush Haradinaj është kthyer nga Haga në Prishtinë mbrëmë pak para mesnatës.

Menjëherë, Haradinaj ka ftuar mbledhjen e Qeverisë e cila do të mbahet sot në orën 14:00.

“Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes është jo kushtetuese. Me respekt për ta i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj”, përfundoi Haradinaj.

Kjo mbledhje është thirrur një javë pasi që Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, pasi ishte ftuar nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar si i dyshuar.

Ramush Haradinaj më 24 korrik, për rreth 1 orë u intervistua nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Postimi i Haradinajt

Të dashur qytetarë,

Sapo u ktheva nga Haga, e nesër vazhdojmë me punë. Pas dorëheqjes sime kam kryer obligimin ligjor pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializuara. Pafajësinë time nuk mund ta vë në pikëpyetje askush. I kthehem obligimeve të mia në Kosovë. Vendimi im për dorëheqje dhe veprimet e mia të fundit janë porosi se çfarëdo abuzimi ndaj Kosovës, që vjen, nuk do të na lëkundë nga e drejta jonë sovrane. Kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush. Kosovës nuk mund t’i imponohet Dodik Republika. Tregu për njohje po, e taksa deri në njohje. Dialog pa kushte, po menjëherë.

Të dashur qytetarë,

Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj.

Na priftë e mbara!

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Te lumte palla o Ramush Djali,

    Se na bone qefin dhe i tregove gishtin e mesit sorosianeve te pabese qe te cuan ne Hage me urdher nga Moska dhe Beogradi dhe qe duan te ndajne Kosoven si “byreku ne tepsi” me Serbine e pushtiit putinist Aleksandar Vucic me ndihmen e pushtave enveriste Thaci-Rama qe po kthejne gradualisht Kohen e Qepes te Partise se Punes njashtu sic kishin bere mareveshje Enveri me Titon ne terrin e nates per ndarjen e trojeve tona.

  • Ramush, boja hallall ketij intelHales, sa kaq i ban truni, jeton ne kohen e shkuar, krah me krah me Enverin e madh, jeton si ne ender …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *