Pas lajmit se iu dogj apartamenti, reagon Poni. Çfarë thotë

Gazeta Dita

Pak më parë në mediat “online” qarkulloi lajmi se një apartament në qytetin e Vlorës u përfshi nga akët.

Sipas dëshmitarëve që kontaktuan me portalin “Jeta osh qef”, shtëpia që u dogj është e këngëtares Poni. Të pranishmit treguan se zjarrëkësja. është e prindërve të saj.

“Gjithçka në rregull të dashur miq! Dëme të vogla materiale nga një shkëndijë elektrike tek shtëpia e prindërve! Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Poni.

Ndersa ne njoftimin e policise thuhej:

Më datë 22.08.2017 rreth orës 16:00, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Pavarsia” , ka rënë zjarr në një banesë.

Policia sëbashku me shërbimin zjarrëfikës ka kaluar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se ka qënë duke u djegur një banesë në katin e 6 të një pallati tek Aleksandria në pronësi të shtetasit B.K., 60 vjeç, i cili nuk ndodhej në ato momente në banesë.

Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe njoftohet se nuk ka të dëmtuar në njërëz. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *