Pas lajmit të Summës / Në pritje të përgënjeshtrimit zyrtar të Sajmirit (dhe disa pyetje publike për të)

redaktor

DITA botoi një lajm që shkaktoi jo pak reagime.

Ministri i Rendit ka qëndruar në sektorin e vilave në Corfu Imperial, një nga hotelet më të shtrenjtë në Korfuz dhe në gjithë bregdetin grek.

Një ditë më pas në vend të reagimit zyrtar një suplement rozë (Summes Pageia kanë shkruar emrin vetes në “lajm” si për të na sjellë pak “atmosferë” plazhi ) botoi disa foto nga një hotel në Sarandë.

Botimi i këtyre fotove ku shfaqet një person me mjekër i “kapur pa mendje” është e qartë që dëshiron t’i përcjellë publikut idenë që ministri nuk ka qenë në Korfuz siç raportoi DITA.

Nuk duam të merremi as me faktin nëse mjekroshi është Sajmiri as nëse dikush mund të jetë pa problem edhe në Korfuz edhe çerek ore larg Korfuzit.

Por pas këtij botimi kemi disa pyetje publike (për ministrin, jo për Summes P.) Përgjigjen e duam zyrtarisht dhe drejtpërdrejt, jo me goditje nga këndi:

– Keni qenë z.ministër në vilë në Korfuz?

– Sa kushton ajo vilë?

– E keni paguar ju apo miku juaj që ju shoqëronte?

– A i keni premtuar atij postin e drejtorit të ri të përgjithshëm të tatimeve?

Pasi t’u përgjigjeni publikisht këtyre pyetjeve, ne do të publikojmë ku e kemi mbështetur raportimin për qëndrimin tuaj në Korfuz / DITA

 

summes-pages-gati2
Botimi i sotëm në Summes Page

 

Share This Article
44 Comments
    • Un kam qene lexues i Bazes prej 4 vitesh e nuk e lexoj dot me. Ka vajtur gjendja aty ku smban me dhe dita po e ngre zerin te pakten. kurse Baze ngeli posht Luli rroft Meta. Ja tek e ka Ramen pse nuk ja kerkon arrestimin e Lulit. duket qe i bie Lulit qe tna heqi mendjen nga pelivanlleqet e Rames. Falenderoj ditan dhe ata shume socialiste te zhgenjyer qe sot na shan Rama se shprehim deshperimin tone. Nuk mjaftoi qe na harruan por edhe na thone qe jemi te Saliut. Opo Saliun na e vute juve ne krye cdo te enjte nga 3 ore. Ne voten qe kishim e dhame. Tani na shajne

      • Edhe une kam qene lexues i Bazes edhe pse jam me asnje parti se u vrane 4 veta qe te futej Ilir Meta ne burg dhe ndodhi e kunderta. Parti lagjesh do behet edhe PS-ja siç u be PD-ja. Kishte kancerin brenda (LSI-ne), por PS-ja ka dhe hajdute me shume

  • Pershendes gazeten Dita per guximin dhe ndershmerine qe po tregon..
    Zoti Minister munde te kete qene ne ate hotel te Greqise dhe eshte kthyer ne Sarande.
    Kjo eshte e drejte e çdo qytetari per te kaluar pushimet atje ku i pelqen.

  • Hahahah….kshu ka lezet….se na mbyti krenari cenollari qr do jem un drejtor i tatimeve….turp nje njeri si ai. Lekist i papar. Rama ne keto poste te vej njerez qe duan te bejn pune…..dhe qe skan nevoj per lek. Se mos harroj dhe atij te fressh i esht premtuar drejtor i antikontrabandes ne dogane. Turp i madh!

  • Sa keq eshte katandisur parimori Tahiri! Heren e pare kur shpenzoi 170 mije euro per pushimet ne yacht ia kishte paguar pushimet i ati qe nuk nuk u mor vesh se nga i kishte gjetur keto para, duke pasur parasysh deklarimet e fitimit nga biznesi i tij i farmacise. Natyrisht askush nuk mori mundimin te hetonte se nga i nxori keto para familja Tahiri. Kesaj here po perpiqet te fuse ne loje ndonje media qe ta nxjerre nga balta ku eshte zhytur. Vajmedet rilindje!!!

  • Po ju të Ditës pse nuk jepni fakte, pse nuk shkoni ta fotografoni në Korfuz, pse nuk jepni prenotimin e hotelit, numrin e vilës etj etj? Ju keni në redaksinë tuaj gazetarë që e dinë mirë se gazetaria, jo vetëm ajo investiguese, luan me fakte, jo me thashetheme. Unë nuk mund të them se nuk është e vërtetë ajo që pretendoni ju, por as nuk mund të besoj pa fakte.

  • Sa turp,sa turp….! Ky cenollari eshte nje nga funderrinat e kota qe cdo shoqeri mban ne bodrumet e saj dhe deri ketu nuk shoh asnje problem.!! Si spjegohet qe Rama te tere keta minjte e bodrumeve po na i ve ne krye te vendit,duke filluar qe nga Saimir miushi qe tashme po hyn ne rekordet guiness si ministri i pare Kanabist i brendshem ?! Cudia me e madhe eshte se nuk po na i ze syri Socialistet. Ku jane Socialistet,ku kane humbur valle ? E ku te jemi tha…….

  • Kjo asht gazeta Dita qi un due.
    Po qe se keni fakte qi Saimiri ka ken tu pushue ne Imperialin e Korfuzit,ather jeni me te vertet Gazet Investigative dhe meritoni te quheni pararoja e fjales se lire ne mbrojtje shtetit demokratik larg korrupsionit.Presidenti gjerman Kristjan Wulf dha dorheqjen vetem pse kishte shku nji nat ne hotel te pagu nga nji biznesmen mik dhe kishte marr prej tij pare ne form kredije.
    E hengre sallomin me duket o Sajmir,te hyni shum shpejt vetja ne qef.

  • Qekur suma shkruhet me dy m, si ai Enua i PD me dy n., hahaaa, Dita, po eshte shume larg Korfuzi nga Saranda, do shkosh ne Itali, Angli, Amerike, Japoni, ne Kore, Mongoli, Rusi, Turqi e do i biesh nga Greqia ne qafe te botes. Ky me mjekerr do jete Strazimiri, se nuk mban kot kapele. Njehere punoja ne nje hotel qe pronare ishte nje banke lokale. Vjen me pushime guvernatori i Bankes qendrore te atij vendi, shofer, bodigard, gruaja, femijet, dadoja, vjehrra dhe shoqet e vjehrres, autokolone me 6-7 makina. Ndenjen nja 10 dite, u shpik dhe nje tip konference mbi rolin e kontrollit bankar kot e me kot qe te justifikohej qyli i pushimeve per guvernatorin si i ftuar special. Pyes drejtorin se a ka vertet mundesi guvernatori te favirizoje banken lokale per kete favor familjar? Ma kthen drejtori qe vetem sikur ti zgjase /shtyje ndonje afat pagese behet fjale per miliona euro, kjo dhurate pushimesh per autokolonen me shofere, bodigarde e gjer tek shoqet e vjehrres s’eshte hicasgje.Qe njeriu aspiron pushtetin se kjo sjell privilegje nuk eshte ndonje sekret apo mekat i madh. Por kur ka vila qeveritare pa harxhuar asnje kacidhe, pse duhet te shkosh atje ku duhen rroga te tera mujore? Shto ketu hipotezen e nje pakete pushimesh dhurate, qe ta do mendja se gjetiu do ia kthesh me ndonje favor te paperceptueshem nga publiku, qe mund te lere shkas per korrupsion. Bravo Dita per kembenguljen, ministra kemi pasur plot, kemi dhe do kemi serish, por gazeta kritike brenda vete bastionit na kane munguar gjithmone.

  • Ore po ai funderrina e kontrollit te pasurive pse nuk nderhyn, kjo ta heq trunin se ai eshte vetdeklaru dhe simbol i antikorrupsionit dhe per goditje pa dallim majtas-djathtas. Apo edhe ai ka shku tek vila ngjitur. Respekte stafi gazetes. Pergezime per nje drite transparence ne kete atmosfere feudalesh rilindas qe pushteti, paraja dhe megallomani po i con ne marrezi. Nuk mund te burgosesh fshataret e shkodres qe sheshin duhan me tezga dhe vet te besh pushime mbreterore me kren(k)arin. Meqe k/ministrit i pelqen standarti i ulli henesit qe shkon vet ne burg atehere duhet ti pelqeje edhe standarti i ish presidentit gjerman wolf. Gjithmone nese dita ka fakte dhe kurajon qytetare ti publikoje ndryshe dyshimi per gjobvenie per tenderin e rradhes eshte i forte dhe i drejte.

  • Po kaq bole,te jemi ? ?rroga ime,eshte e nje te me ministrit Dhe ju,debila, do te me paragjykonit pushimet? ?????.shifni punet tuaja.Se,po pate,te te tjereve, ,,aha,I harruat t’uajat.

  • Njelloj eshte dhe Veliaj,Rama te gjithe qe ka zgjedhur i pikturon me peshtyme mbas murit,Tahir Tahiri e di vete qe eshte ne Korfu,nqs eshte kunder le ta hedhi ne gjyq per shpifje gazeten Dita,asgje nuk ka ndrtyshuar vetem arkes tani i thone baule,dhe ombrelles i thone cader,si te thuash mut me akullore ka qene tani eshteakullore me mut,Jepi Taho sepse Nano , Meta,Rama e kane bere si shtepine e tyre Korfuzin.per parate mos ca byth sepse ka plot zezake perqark.Te gjithe te Varferit ne nevoje po kontribojne qe te gjendet vrasesi i Santos duke i paguar ketij Gjikandi te policise te gjithashpenzimet.Mamaja e Veliajt do ti japi pensionin 2500 leke ne muaj per nje vit falas,per kete Burre shteti.

  • Mero baze di kur ta beje kthesen, eshte aq i zgjuar. Tani per tani akoma eshte rreziku berish qe duhet zhdukur njehere e pergjithemone. Ndersa “dita” duket e nxituar ne ndryshimin e qendrimit te saj, eshte bere parakohe vegel e berishes padshje ose me dashje nuk dihet.
    Megjithate prape e lexueshme

  • Te gjithe keta aventurier qe bredhin dhe shperdorojne detyren ne baze te postit duhet ti shkojne gjyqit.vetem grushti vdekjeprures i popullit mbi ta do te beje qe drejtesia te vendoset ne Shqiperi.manipulues,sharlatan,kriminel,skizofrene agresive sipas kartelave qe kane ne internet jane keta politikane.saimir Tahiri i biri i Bashkimit nuk eshte me pak.te verifikohet jo vetem bredhja me parate e kriminelve por edhe shkeljet e tjera Kushtetiese dhe te perplaset ne burg.keshtu do vene mend ata politikane qe do te vijne.
    Iliri

  • Kam qene disa here ne Korfuz dhe e njoh mire si hotelet ashtu edhe vendosjen e tyre hoteli ne fjale ndodhet ne nje zone te bukur por jo preferenciale te ishullit dhe pagesa maksimale per nje qendrim prej 7 ditesh ne kete hotel qe gjithesesi eshte me 5 yje nuk shkon me teper se 2000 ose 2500 euro per person kjo per 7 dite dhe shifra prej 3000 euro ne dite eshte sajese deziformuese

  • “PARIMET” profesionale te DITA dhe pelivanosjet e Tahirit,

    i ngjajne njera tjetres si dy pika uji. Shtypi profesional, sidomos ai qe kerkon te prije ne luften ndaj korrupsionit, nuk sillet dhe vepron si gjobevenes. Nese ministri i brendshem, ka reziduar ne kushte dhe cmime te tilla, atehere duhen vene “letrat” ne tavoline dhe ky Zoteri duhet doemos te largohet sa me shpejt nga ajo zyre. E thene dhe e shkruar me fakte, kjo do ishte arma me efikase, per rritjen e besueshmerise ndaj lexuesit dhe te presionit te nevojshem ndaj qeverise, ne lidhje me aferat korruptive.
    E thene apo e shkruar, sic po ndodh tani ne DITA, te le mbresen e pazarit te felliqur, ku ne fund te sorollatjes mediatike, te dyja palet gjejne “konsensus”. Eshte mentaliteti i sorrave. Ato, nuk ia nxjerrin syte njera tjetres.

  • Pushimet e Tahirit si dasma e Veliajt me LEKAT e prinderve fakire fukarenj te Rilindjes Socialiste. Pastaj kerkojne te kritikojne Like Floririn qe e kerkon RYSHFETIN ashiqare edhe majtas edhe djathtas dhe as qe nuk e vret fare mendjen per videon demaskuese te Dritan Priftit se ka Fullan Kusarin qe e mbeshtet me mafien e tij.

  • Ju ngelen gazetat pa ju shitur problemi Tahiri nuk ju ngre bisnesin,por shkrimet me problemet qe ka vendi mund ta bejne gete gazete te kete sukses,e cju duhet se ku i bejne pushimet politikanet,kur persona te bisnesit shkojne ne dubai,kjo eshte jete personale e ska te bej me ne ,me ju e me ata,lerini rehat njerzit .

    • O Lono ku rri ti mre ne londer.?si duket e pase bo vilen ne mes te katunit 3katshe ee te ka zili gjith katuni eee..po kacollen e lopes ku ta boni LALA njit mas shpis se ta vjedhin ..

  • Loja (e pistë) me fjalën Summës në titull (në vend të Summes Page), duke dashur të aludoni për pjesën e pasme të trupit të njeriut, nuk ju nderon. Mos u bëni të neveritshëm.

  • Lenin Komunisti ne vitin 1917 tha: Kam frike te ha nje biskote me teper se haroj RUSINE e uritur, po keta kamunistat tone, hane, hane dhe prape hane dhe kurre skane te ngopur, ptuuuu fare e keqe qe ka mbire ne Shypnine tone

    • Dhe ti e beson se Lenini vertet e mendonte dhe e ndjente ate qe thoshte?! Vertet nuk hante nje biskote me teper apo nuk gezonte privilegje?

      O Dita, e di qe nuk e keni pergje shpifjen se keshtu shisni dhe gazeten, por behuni pak profesionale dhe botoni fotografi te Tahirit ne vilat e hotelit, faturen e pushimeve te tij, numrin e viles, rezervimin e hotelit, ose te tjera si keto qe ne gjuhen e investigimit quhen FAKTE.
      Tahiri mund te beje ose jo 100 pislleqe. Por, duhen FAKTE.

      Le qe harrova. Ju jeni ajo gazeta qe pretendonte se ne nje vend te vogel si Shqiperia me me pak se 3 milione banore, u be nje mbledhje sekrete me 150 vete, 100 prej te cileve ishin te huaj. ???????

      • hahaha me lot. si nuk paskam lexu un per ket mbledhjen. ca delirantash gazetar. nejse skan dhe faj se keta pervec qe jan pa shkoll nuk marin as rrogen. tani kan nis luften kunder ketij cunit te bukur tahir a thu se mbarun hallet ne ket ven dhe meren me hotelin e tahirit. qe tahiri vjedh kjo dihet si te gjith ministrat e tjer. pytja eshte pse ju dita pikerisht me tahirin? sikur bi ere..ky muhabet. filloi dhe dita te bjeri..

  • Ja e hoqi Tahirin ! Po nje Tahir tjeter do vihet ne vend te tij. Kjo Rilindja e Rames eshte mbushur e gjitha me Tahire.

  • Sa per dijeni ju qe se dini ,KORFUZI eshte ishulli i par grek me infrastuktur te zhvilluar per turizmin ,ka disa dekada mos themi qe ne kohen e Duces,,20 vitet e fundit filluan te ngrihen ishujt e tjere greke.me pak fjal KORRFUZI terheq turiste te pasur ne pergjithesi fal tradites shumvjecare qe kan eshte rritur cilsia..
    Per cmimet qe shum dallkauk thon qe jan shum te shtrenjta per nji nate per nji hotel te tille kujtojn se bejn plazh si vetja e tyre me lekura shalqini e buk me gjize te thartuar..
    para disa vitesh kur po benim rikonstruksionin e nji suite luksoze te nji hoteli ne kalkidhiki,pergjegjsi i punimeve te hotelit na thonte ,x kryeminister apo minister ka paguar kaq euro se ktu ka fjetur ky star i hollivudit,duke paguar shuma parash qe nji puntor nuk i ncjer per nji vit..
    Mirpo problemi nuk eshte se nji qytetar shqiptar ja ban xhepi te beje pushime luksoze duke paguar cmime marramendese eshte ne te drejten e tij ..problemi eshte qe ky qytetar shqiptar eshte ministi i rendit te vendit me te varfer ne EUROPE…Ky turi miu qe deri dje u hiqte si nje nga dishepujt kryesor te piktorit per barazi ,drejtesi ,mirqenie.ky qe deri dje thonte jemi ndryshe nga Saliu?,,.
    KY TURI MIU QE NE ZGJEDHJET LOKALE TE 2011 NE EMISIONIN OPINION TE FEVZIUT ,AKUZOI SOKOL OLLDASHIN SE KRAVATA QE MBANTE VARUR NE QAF KUSHTONTE 5MIJ EURE ,QE STILOLAPSI QE MBANTE NE DOR OLLDASHI KUSHTONTE 1000 MIJ EURO..
    Sipas gjasave kjo qeveri po kthehet ne nji grusht kriminelesh ordiner me te keqij se sa banda e Saliut.

    por ajo qe me irriton me shum eshte qe shum komentues ketu nuk han pyka fare ose nuk duan ta shohin te verteten ca nga injoranca ca nga interesi,..
    Gazeta Dita po ju tregon UJKUN..ndersa ju thoni GJURMET.

  • Funderinat e shoqeris Jane keta qe meren me keto shrine, turp gazetaris se plerave dhe flliqesirave qe I paguajne Po per me teper me komentator qe jane the pa hafte te bejne asgje, vetem te shkruajne me emra kit, ju sigjeroj tja thoni perbell k canollarit apo kujdo tjeter Jo te shkruni neper komentator!.

    • Po krenar cenollari e ka then vet me gojen e tij qe un do te jem drejtor i tatimeve. Ka dal hapur. Ky esht nje hajdut. Rama nuk e ben ket gabim te emeroj ate. Do te ishte me mir te qendrontre Shehaj se te vinte ai palaco. Rama te emeroj femra se bejn me shum pune dhe nuk korruptohen. Ka plot figura te rinj e te reja. Boll me bythlepirsat e Sajmos.

    • o rrumpi dumpi ,katruve kavaje as e qeth barin per ty e ate cenollarin se kush esht .
      ik e futi nji lepirje ktij cenollarit prap e mos na trego kush eshte funderrin ketu..
      kok vidh ..

  • Po Ku fleet ai o shoku e ke ngaterruar me ndonje pler nga te tut, dhe Atje Ku ka qene ka treguar vlera te larta shoqerore dhe qytetare, o horrr Tirone me degjon?

  • Perfundimisht ne jo vetem gazetat i kemi llapaqene por edhe komentuesit i paskemi te tille. Pushime te mbara Sajme kudo qe te jesh dhe vazhdo punen kur te kthehesh. Po te kene ndonje fakt keta te Dites apo kata llapaqenet komentues le ta nxjerin, te shkosh ne gjykate dhe te denohesh sic thone ligjet per gjithe te tjeret. TUNG.

  • nje gje eshte e sigurt qe ne perdorim gazetat per presion ,,, i gjith debati behet qe saimiri mos heqe Dallandyshe Bicin se ke te fundit e kan ven pronaret e gazetes ditaaa aty ku eshte dhe eshte vec nje kukull qe perdoret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *