Pas letrës për kryeministrat e botës, Daçiç ka diçka për t’i thënë Haradinajt

Leda Hysa

Pasi kryeministri i Kovës, Ramush Haradinaj u dërgoi një letër të gjithë kryeministrave të botës ku në vëmendje ishte taksa 100% ndaj Serbisë, ka ardhur dhe reagimi i kësaj të fundit.

Përmes ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiç, Serbia ka thënë se Haradinaj nuk është i vetëdijshëm për situatën në të cilën gjendet.

“Nëse është ashtu, pse nuk bëhen anëtarë në Kombet e Bashkuara, INTERPOL ose UNESCO? Pse 13 shtete i kanë tërhequr njohjet dhe pse tani SHBA dhe BE pranojnë që të kërkohet një kompromis?”, deklaroi Daçiç për “Veçernje Novosti”.

Haradinaj në letrën e tij kishte shkruar se statusi i Kosovës është konfirmuar më 17 shkurt të vitit 2008 me shpalljen e pavarësisë dhe se dialogu me Serbinë ka për qëllim normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjella dhe se Kosova bisedon me Serbinë si shtet sovran.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *