Pas letrës së z.Vukaj

Dita

Nisur nga letra me sinqeritet e z. Shaqir Vukaj drejtuar ambasadorit rus, do desha të trajtoj disa mendime. U rritën ca breza në Shqipëri, me dashurinë mes popullit rus e shqiptar. Më shumë se kaq ka familja të tëra që gjysmat e fëmijëve i kanë rusë e gjysma shqiptarë. Qysh në fillimet e lëvizjes nacional-çlirimtare u bënë të njohur Tolstoi, Turgenjevi, Pushkini, Gorki, Dostojevski, e së fundmi SOLLzhinini. Nuk janë pak, se ka dhe të tjerë kollozë. Pushkini p.sh në Krime përshëndet betejën e arnautëve (shqiptarëve) në luftimin trup më trup.

Trocki për gazetën që përfaqësoi flet me përkushtim për masakrat sllavo-malazeze ndaj shqiptarëve.

Nuk po përmend Katerinën e madhe që bashkëpunojnë me suljotët në gremisjen e të sëmurit të Bosforit.

Atëherë, ku dështoi politika e jashtme ruse në gadishullin e lulëzuar juglindor? Ismail Kadareja, student i shkollës ruso-shqiptare e përshkruan bukur te “Dimri i vetmisë së madhe”. Ai e dha sinjalin se ne mbetëm vetëm. Prandaj politika e jashtme ruse ishte e pavëmendshme. Tek ne erdhi gjenerali i NATOS-s dhe prifti për të marrë eshtrat e ushtrisë së vdekur. Prej atëherë politika e jashtme ruse ndaj nesh është memece dhe e shurdhër. S’ka pse politika të ngatërrohet me Kosovën e të krahasohet me Krimenë. Ne tashmë kishim gjeneralin e NATO-s. Çfarë u bë, u bë, ne nuk na mungon respekti për popullin rus. Sa për diplomatin Vukaj, ai për ne ka vlerësim të lartë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *