Një javë më parë dhe për herë të parë ajo u kthye në qendër të vëmendjes, jo për Big Brother-in, por për librin e saj. Arbana Osmani është duke shijuar suksesin e librit të saj të parë “Receta për njerëzit që dua”, i cili pritet të ribotohet për shkak të kërkesave të mëdha që ka për të. Prezantuesja e Big Brother dhe “E Diell” në “Top Channel”, duket se po shijon një moment të veçantë në jetën e saj private, shtatzëninë. Dyshimet i sjell një fotografi e postuar në Instagram, nga mikesha e saj, balerina Ola Hasani, e cila i ka vendosur edhe dorën në bark. E pyetur nga një nga miqtë e saj për një shtatzëni të mundshme të Arbanës, Ola i është përgjigjur me buzëqeshje, duke e konfirmuar në një farë mënyre. Vetëm disa muaj më parë, mediat spekuluan për një shtatzëni të mundshme, por lajmi u hodh poshtë menjëherë nga Arbana.
