Pas Messit, edhe Cristiano shkon në shtëpi. Uruguaji në çerekfinale

Dita

Fitorja e Uruguajit me rezultatin 2-1 ndaj Portugalisë e dërgon atë automatikisht në çerekfinalet e Botërorit “Rusi 2018”.

Heroi i ndeshjes ishte Edinson Cavani, i cili shënoi dy gola për skuadrën e tij në minutën e 7 dhe 62.

Ndërsa sa i takon portugezëve, ai që realizoi golin në minutin e 55 ishte Pepe.

Cristiano Ronaldo duhet thënë se përgjatë kësaj ndeshjeje qëndroi më së shumti në hije me tentativa sporadike.

Në çerekfinale, Uruguaji do të ndeshet me Francën.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Portogalia lozi me mire dhe nuk i takonte eleminimi ..Uruguai dy here vajti ne porete dhe shenoi dy gola

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *