Pas mësuesve dhe mjekëve e kanë radhën gardianët të testohen për aftësitë e tyre

Dita

Pas mësuesve, mjekëve dhe infermierëve, radhën për t’u testuar do e kenë punonjësit e burgjeve. Ky fakt është bërë i ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto.

“Në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve është krijuar një komision i posaçëm, i cili do të bëjë pikë së pari hartimin e programit, në bazë të së cilit do të vlerësohen njohuritë dhe gjithashtu kemi përcaktuar grafikun për çdo institucion duke lënë një afat kohor të veçantë për punonjësit në mënyrë që kur të vijë koha dhe data e testimit të jenë të përgatitur. Është një proces shumë transparent dhe ka për bazë zhvillimin e kapaciteteve e lidhur kjo me zhvillimin e aftësive individuale”, tha Zoto.

Testimi i punonjësve të burgjeve do të kryhet me urdhër të ministrit të Drejtësisë, pasi një staf i trajnuar dhe me njohuri të mira ka rëndësi të madhe për garantimin e të drejtave dhe lirive të të burgosurve. Deri më tani nuk është thënë nëse do të ketë largime nga puna të punonjësve që dalin keq në testim.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *