Thellohet kriza në Kushtetuese, pas Muçit edhe Xhaferllari me probleme

J L

Marsida Xhaferllari, e dekretuar dhe e betuar tek Presidenti Ilir Meta, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, do të jetë ditën e mërkurë në KPA për të kërkuar marrjen e statusit të magjistratit, i domosdoshëm për të qënë pjesë e institucionit më të lartë gjyqësor.

Më datë 27 dhjetor ora 09:30, sipas njoftimit të nxjerrë nga KPA, Xhaferllari do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.29/2019, datë 30.05.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Marsida Xhaferllari, kundër vendimit nr. 115, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues:  Ardian Hajdari

Relatore:   Ina Rama

Anëtarë:  Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Marsida Xhaferllari humbi statusin e magjistrates për shkak se nuk i është nënshtruar testit të Magjistraturës.

Ky është vendimi që është dhënë tani nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, teksa Xhaferllari në atë kohë ishte kandidate për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si për një nga vakancat e hapura për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Pasi hetoi në të tre kriteret dhe mbajti një seancë të gjatë dëgjimore me Marsida Xhaferllarin, KPK njoftoi se nuk mund të merrte një vendim në rastin e saj.

“Trupa gjykuese me shumicë votash vendosi të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit Marsida Xhaferllari, pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë e pamundur”, tha kryesuesja Firdes Shuli gjatë seancës së njoftimit të vendimit.

Sipas vendimit të shpallur të KPK, Xhaferllari kishte humbur statusin e magjistratit dhe për rrjedhojë nuk mund të vendosej për të njësoj si për subjektet e tjera.

Kandidate për të marrë postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por edhe për një nga vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, Xhaferllari u gjet sipas relacionit pa probleme në kriterin e pasurisë dhe atë të pastërtisë së figurës.

Megjithatë, relatori i çështjes vuri në dukje se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) kishte ngritur disa çështje sa i përket kriterit të profesionalizmit, përfshi edhe dyshimet nëse Xhaferllari kishte apo jo statusin e magjistratit.

j.l./ dita

Share This Article
15 Comments
  • OPO ZAPTOI TE GJITHA O I BIRI I ANETES. ATEHERE DO TA KUPTOSH ABSURDITETIN E KAPJES SE GJITHÇKAJE . PESHA E PUSHTETIT DO TE TE PALOSE NE DYSHE .

    • Po pse more Arb , neqoftese shkarkohet Xhaferllari nga Gjykata Kushtetuese , sipas teje , do te thote qe “i biri i Anetes” , do te zaptoje ate gjykate ?
      – Se pari , te kesh turp qe ze ne goje zonjen Aneta , qe nuk hyn fare ne kete histori .
      – Se dyti , neqoftese shkarkohet Xhaferllari , Presidenti , do te zgjedhe nje tjeter ne vend te saj , ashtu siç do te zgjedhe nje gjyqtar tjeter edhe ne vend te Muçit qe u shkarkua nga komisioni . Ne çdo rast , Presidentit i mbeten gjithmone tre kandidatura , Parlamentit tre dhe gjykates se larte , gjithashtu tre . Si e zaptoka Rama gjithçka ? Ne ç’menyre ?
      – Se treti , Reforma ne Drejtesi ne Shqiperi drejtohet dhe kontrollohet ne çdo hap nga SHBA dhe BE , te cilet kane derdhur miliona dollare per realizimin e saj …. Kaq budallenj qenkan amerikanet dhe evropianet qe te paguajne para’ dhe drejtesine t’ia dorezojne Rames ? A ka budalla ne kete bote (perveç PD-se dhe Ilir Metes) , qe t’a besoje kete ? Harova te them , qe je edhe ti qe e besoke kete marrezi .

      • Ç’merresh me të, për të thënë më e pakta budall. Reforma në drejtësi bëhet për dekada, do t’i shërbejë pritshmërive që ka populli për pastrimin dhe ndëshkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të paaftë e të korruptuar si dhe do t’i shërbejë vendosjes së drejtësisë në këtë vend. Ç’hyn Rama këtu, kur ai maksimumi do jetë edhe dy vjet kryeministër ndërkohë institucionet e drejtësisë vetërregullohen si pasojë edhe ndryshojnë me rotacion, jashtë çdo ndikimi politik. Flm. USA dhe BE, se po të ishte për ne do vazhdonim të mbyteshim në llumin që na rezervoi klasa jonë politike në këto 30 vjet.

    • Po ti turk i felliqur , pse fut hundet ne punet e shqiptareve , nuk te mjaftojne maskaralliqet e diktatorit dhe teokratit Erdogan , po paska mbetur Rama t’a gjykosh ti , injorant i klasit te pare ?

  • Vetem nje pushtet i koncentruar e shpartallon krimin e organizuar, ujku mjergull do thote populli,Meta do amulli,arme,referendume,kryengritje,shkatarrimin total te shtetit
    Amereka,ambasadoret “palaco” simbas Mu..e dine shume mire c’fare kerkon ai qe e ka mizen nen kesule.Deri me sot kane livadhisur bashke,tani te gjatin e kane kapur per bolesh dhe i kerkojne te beje spastrimin e hijenave kryesore,Meta Berisha Basha.Kompromisit 30 Vjecar i ka ardhur fundi ! Dashurickat e pushtetit per te ruajtur pasurine ju iku koha,prostitutat po kapen per flokesh,ky eshte vetem fillimi

  • “Trupi gjykues vendosi te deklaroje te perfunduar gjykimin e ceshtjes se M
    Xh. pa nje vendim perfundimtar.
    Zonja ne fjale nuk ka marre as testim e magjistratures dhe pretendon te behet pjese e Gjykates Kushtetuese.

  • Po qe se kandidatja Xhaferi e emreruar nga Presidenti do shkarkohet per statusin e magjistarit ,ateher dhe ato dy antare qe emeroi kuvendi te shkarkohen po ashty dhe gjithe listat e KLD me shoqken VORPI ne krye sepse te gjithe ata antar te atyre listave kane ngelur ne testin e magjistatures problem eshte perse te behen diferncime, regullat te jene njelloje per te gjithe jo te aplikohen vetem per ata qe emeron presidenti apo me mire te theme te veproje kunder atyre qe nuk jane pjese e Rilindjes

    • Beni , je shume larg , jo vetem gjeografikisht , por edhe ne njohurite e realitatit . Kandidatet e Presidentit per ne Gjykaten Kushtetuese (qe te dy) , nuk kishin kaluar vetingun dhe Presidenti , qe kur i emeroi , e dinte kete gje , qe ato rrezikoheshin . Se per ç’arsye i emeroi , ate e di vetem ai . Ndersa dy antaret e emeruara nga Parlamenti , kane kaluar vetingun dhe nuk ka asnje lloj ligji qe mund t’i rrezikoje . E pastaj , kush te tha ty , qe keto dy gjyqtaret e zgjedhura nga Parlamenti , na qenkan te Rilindjes ? Ato u zgjodhen nga lista prej tre emrash te derguara nga Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi , nga tre , u zgjodhen dy . Ku eshte shkelja ketu dhe pse duhen shkarkuar keto dy kandidatura ? Po pse çfare bejme , luajme me kukulla , i zgjedhim dhe i ç’zgjedhim perseri ?!

    • Po , kjo eshte nje pyetje shume e drejte , por ama’ lista kishte ne vendin e pare , A.Vorpsit , qe e kishte kaluar vetingun dhe qe Presidenti nuk e dekretoi , por dekretoi nga lista , te rendituren e katerta qe nuk kishte kaluar vetingun , ne kundershtim me ligjin , qe detyron te dekretohen nga tre te paret .

      • O ti “shoku” asnjeanes “lavjeres” qe tundesh sa majtas-djathtas midis kembeve ,dhe ajo Shoqka Vorpsi ka ngelur ne Provimin per magjistratur ka mare me pake se minimum I 60 pikshit pra te gjithe antaret e atyre listave te qendisura nga mender kreu I KLD sherbetori Dvorani te gjithe pa perjashtim kane ngelur ne provim, dhe zonja xhaferi e ka kaluar vetingut nuk ka problem as me pasurin as me pasterin e figures , pra more ti Rilindas kercikuqe apo me sakte KokeKuqe “asnjeanes” qe tundesh sa majtas djathtas te gjithe ata antare te atyr mender listave te mender Dovrani kane te njejtin problem qe asnje nuk duhej te ishte ne liste duke filluar nga Vorpusi sepse te gjithe kane ngelur ne testin e magjistratures, bolle na shurdhuat ???? me propagande Bolshevike qe muti juaj Rilindas eshte me I embel se mjalti, o race e poshter Hihenash me fytyre njerzore

        • Injorant , idiot amerikan . Paskam humbur kohen kot te bashkebisedoj me fosile berishiste dhe plehra PD-iste . Bastard i felliqur !

          • Hahahaha po c’pate o Asnjeanes = KokeKuqe qe u “prishe” kaqe shpejte se ashtu i ngrefur dhe te dukej vetja i madhe dhe trim padyshim dhe me i bukur. o felliqesire e sterpjelle Sllavo-Komuniste e Miladin Popovicit dhe Dushan Mugoshes apo dashnore e Vuciit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *