Pas ndarjes, gruaja e denoncon: Kur bashkëjetonim, ai më…

Dita

Një 43-vjeçare ka denoncuar ditën e djeshme personin me të cilin bashkëjetonte, pasi pretendon se e ka mashtruar duke i marrë para.

Shtetasja me inicialet E.M, banuse në Elbasan, ka denoncuar 46-vjeçarin me inicialet I.F, banues në fshatin Cakran të Fierit.

Ajo ka kallëzuar për Policinë e Fierit se 46-vjeçari gjatë bashkëjetesës e ka mashtruar atë duke i marrë një sasi eurosh.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier.

Hetimet po kryhen në bazë të Nenit 143/2 të Kodit Penal.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *