Pas ngjarjeve të fundit kriminale, Policia aksion në lagjet periferike të Shkodrës

Dita

Pas ngjarjeve të fundit kriminale, Shkodra është blinduar nga policia.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës kanë ushtruar kontrolle gjatë natës në disa zone si Livadhe, Dobrac e Kiras.

Bëhet fjalë për lagje periferike, ku mendohet se strehohen edhe elementë të përfshirë në banda kriminale, që po krijojnë destabilitet në qytet.

FSHN-së i janë bashkuar edhe RENEA dhe Forcat Operacionale të Tiranës.

Masat e shtuara të policisë vijnë pas alarmit të dhënë dhe nga pushteti vendor dhe opozita, se bandat dhe krimi kanë marrë kontrollin e qytetit.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Bravo policia eshte hedhur ne aksione komuniste per realizimin e korrje shirjeve para afatit!
    Keto metoda populiste vertetojne pa aftesine profesionale te drejtuesve te saj ne te gjitha rangjet nga lart e deri poshte!
    Kjo pasqyron edhe mendesite feminore te drejtimit te shtetit nga vete kryeministri Rama,qe konsideroi sukses te qeverise,qe ka nxjerre ststistiken se 422 zyrtare te 9 ministrive nuk kane mbeshtetur bashkeqeverisjen!
    As me pak e as me shume kjo tregon se Rama nuk di te kerkoje llogari dhe se kenaqet kur njihet vetem se sivjet jane vrare 2 vete me pak se vjet,por nuk e vret mendjen se pse u vrane 500 vete nga 498 vete qe u “vrane” vjet!
    Bravo kryeminister qe dallohesh per veshjet ekstravagande e jo per burre shteti!
    Jo kryeminister,por as si baba nuk do ta doja nje njeri qe ne komunikimin me njerezit perdor arrogancen,ironine,cinizmin,talljen etj sic ben Rama!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *