Nga Adem Harxhi
Ndoqa një diskutim në një studio televizive dhe u befasova nga lehtësia me të cilën të ftuarit e trajtuan prishjen e martesës.
Opinioni im është pak më ndryshe, ndaj po botoj në DITA përgjigjen që ia kam dërguar disa muaj më parë një zonje te re, e cila më kishte dërguar pyetjen e mëposhtme:
“Doktor, kam një vit e gjysmë që jam martuar. Fatkeqësisht martesa jonë nuk është e lumtur siç kam dëshiruar unë të ishte. Shpesh zihemi dhe shahemi me njëri-tjetrin. Ndonjëherë, ai, edhe më ka qëlluar. Shkaku për këto situata, sipas tij, është se unë nuk ja plotësoj kërkesat e tij seksuale. Kjo situatë u bë edhe më e rëndë, pasi unë linda fëmijën e parë. Ai, tani, e ndjen veten të nënvleftësuar, nga që unë gjithë kohën merrem me fëmijën. Ai është bërë shumë xheloz dhe dyshon në çdo marrëdhënie timen me kolegë të punës. Në këtë situatë, ne kemi menduar se është më mirë të divorcohemi tani, se më vonë. Kam biseduar edhe me një shoqen time që punon në një OJQ për të ndihmuar gratë dhe ajo më rekomandoi divorcin si një zgjidhje për mua. “Ti, një grua e re e realizuar, me arritje të mira në jetë dhe në punë,” më tha ajo, “ nuk ka arsye të vuash dhunën e burrit, e cila do të bëhet edhe më e rëndë me kalimin e kohës. Përpara se ta hedh këtë hap, mendova të kërkoj edhe mendimin tuaj, sepse kam lexuar disa artikujt tuaj për divorcin dhe opinionet tuaja më kanë pëlqyer”.
Me respekt D.
“S’ka asgjë të re nën diell”, ka thënë Mbreti Solomon në Eklesiastes. Ashtu edhe unë, nuk është se do të zbuloj ndonjë gjë të paditur, lidhur me problemet e martesës. Ato nuk janë një fenomen social i ri. Por me që më respektove dhe më pyete, po të them atë që unë mendoj për këtë problem.
Në kohë të vjetra sipas traditës biblike, burri e sillte gruan që e akuzonte për tradhti në tempull, ku kryhej ceremonia e Ujërave të Helmuara. Në qoftë se gruaja ishte fajtore ajo do vdiste para kohe. Në qoftë se ishte e pafajshme, ajo do të ishte e bekuar dhe martesa e saj do të gëzonte një shkëlqim të veçantë në të ardhmen.
Siç e shikon, urtësia na mëson se nuk duhet lënë gur pa kthyer, deri sa të arrihet paqja midis burrit dhe gruas. Kjo do të thotë se, për të ruajtur martesën ia vlen të bëhen të gjitha përpjekjet.
Unë mendoj se, sot, njerëzit vrapojnë shumë shpejt drejt policit, avokatit, institucioneve që mbrojnë gruan, për të kërkuar ndihmë. Shumë të martuar të rinj, menjëherë, pas zënies së parë, (kur dihet se zëniet në çdo martesë janë të paevitueshme), arrijnë në konkluzion të parakohshëm, se ata kanë gabuar që janë martuar. “Ne u zumë!” “Ai më qëlloi.” “Do ta përzë .” Ata nuk e dinë se të gjithë të martuarit, edhe ata që e duan shumë njëri-tjetrin zihen, shahen, ndonjëherë edhe qëllohen.
Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por jam i bindur, se kjo ndodh shumë shpesh. Shkaku për këtë e ka një emër: “Pritshmëri jo-realiste” nga martesa. Shumë njerëz nuk e dinë se disa nga martesat më të mira në botë, në fillim kanë pasur vështirësi. Edhe vetëm ky fakt na thotë, se është krejtësisht normale dhe natyrale, që t’i japim vetes kohë të qetësohemi, deri sa të përshtatemi në martesë.
Pse kërkojmë që martesa të lundrojë në ujëra të qeta e pa lëkundje, kur nuk e kemi këtë kërkesë për fusha të tjera të jetës? Bizneset, thuajse të gjitha, flasin për humbje në vitet e para të aktivitetit. A i mbyllim ata dyqanet? Sigurisht, jo. Ne mblidhemi, mendojmë, gjejmë mënyra të tjera për t’i bërë punët dhe me kohë e përpjekje gjërat në shumicën e tyre rregullohen. Pse atëherë, martesën e ndërpresim me kaq zell që në shenjat e para të tensionit dhe vështirësive? A nuk është edhe martesa një lloj biznesi?
Ka të tjerë, që janë të martuar prej shumë vitesh dhe e vazhdojnë martesën pa dashuri. Ata nuk kanë shpresë për një jetë më të mirë, por e dorëzojnë jetën e tyre në “dëshpërimin e qetë”.
Ju, ashtu si dhe unë, me siguri, keni dëgjuar e njohur jo pak njerëz të martuar, që në fillim të martesës kishin patur vështirësi, të vogla ose të mëdha, por që më pas vazhduan në një marrëdhënie të bukur, të ndjeshme dhe të pjekur.
Të gjithë duhet të dimë:
Martesat me telashe mund të ndihmohen. Ka konsulentë të kualifikuar kudo dhe ata duhet të bëjnë detyrën e tyre profesionale për të ndihmuar njerëzit. Nuk është detyra e psikologut t’i drejtojë gratë e burrat me probleme martesore tek polici, apo avokati i divorceve, ashtu siç kemi dëgjuar, shpesh, të na këshillojnë nga studiot televizive, këto kohët e fundit.
Nuk duhet të hezitojmë për të kërkuar ndihmë. Kur jemi të sëmurë me grip ne shkojmë tek doktori. Gripi është një sëmundje që kurohet. Kështu është edhe një marrëdhënie martesore e sëmurë.
Kurrë nuk është vonë. Unë kam njohur njerëz, që kanë nisur një rrugë të re edhe pas 18 ose 25 vjetësh martesë.
Të rregullohet marrëdhënia ekzistuese, ky është opsioni më i mirë për të gjithë. Pse është ky opsioni më i mirë? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, bëjini vetes ndershmërisht këto pyetje: A është divorci dhe pas tij, lidhja me dikë tjetër zgjidhja më e mirë për mua? Pse mendoj, se do të jetë më e mirë martesa me një të divorcuar, që ka mbi shpinë një bagazh të rëndë?
Të qëndroni pamartuar, gjithashtu, nuk është mirë. Vetmia pas divorcit nuk është gjë e lehtë. Mos mendoni, se “ishi juaj mizerie” do zhduket nga faqja e dheut pasi ju ta keni divorcuar. Ju akoma do të keni të bëni me atë, burrin ose gruan, për çështjet e familjes, veçanërisht, kur keni fëmijë. Kokëçarjet do të jenë më të mëdha dhe divorci do t’u heqë fare pak, ose aspak prej tyre.
Specialistët e martesës thonë se, duhet shumë punë për të filluar dhe mbajtur një marrëdhënie të re pas divorcit. Ndërkohë, thonë ata, mjafton gjysma e kësaj pune që marrëdhënia ekzistuese të bëhet e mrekullueshme dhe të evitohet divorci me gjithë pasojat e tij.
Një grua që unë e njoh, tani, jeton në martesën e saj të tretë. Pa hezitim, ajo e pranon se, po ta dinte, atëherë, atë që di sot, ajo, kurrë, nuk do ishte divorcuar me burrin numër një. “Gabimet e tij më dukeshin atëherë aq të mëdha”, thotë ajo, “por sot kur e krahasoj me burrin numër dy dhe numër tre, ai ishte si një engjëll!”
Martesa dhe familja janë pjesë dhe dhuratë e jetës. Ato sjellin kënaqësi dhe lumturi tek secili nga ne. Ne duhet të punojmë që t’i pasurojmë dhe t’i mbushim me kënaqësi të mëdha jetët tona. Për këtë duhet të kërkojmë ndihmë, nga ata që dinë të ndihmojnë. Kjo do të përmirësojë ecurinë e marrëdhënies.
Ka plot mënyra që e mbajnë gjallë marrëdhënien martesore. Këto mënyra, edhe pse kanë influencë pozitive të thellë, nuk duhet t’i shohim si një ilaç farmacie që i shëron të gjitha sëmundjet e martesës. Të thellohemi. Të kërkojmë konsulentin më të mirë të martesës. Të mos drejtohemi me njëherë tek polici, tek gjykatësi, tek përmbaruesi, tek shoqëria civile. Ata nuk e mbajnë e as nuk e mbrojnë martesën. Ata, vetëm, pengojnë rregullimin e marrëdhënieve. Le të tregojmë më tepër respekt, për betimin (zotimet) e martesës. Ne duhet të dëgjojmë këshillat e njerëzve të mençur e të shquar, të prindërve tanë, që bëjnë kaq shumë për ne çdo ditë dhe që, fatkeqësisht, kur jemi të rinj nuk i vlerësojmë shumë .
Në qoftë se do të investojmë më shumë kohë dhe mund për marrëdhënien ekzistuese, me siguri, do të shpërblehemi me lumturi dhe gëzim. Pas këtyre përpjekjeve familjet do të jenë më të plota dhe më të vlefshme.
Paç fat! Doktori
———
Marrë nga rubrika e Dr. Adem Harxhit në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të autorit
ik mor, i thua nje gruaje qe e ka dhunuar burri, bej cmos te rregulloheni, tani eshte bere mode te shkoni vrap te polici.
ca lesh keshilluesi je ti. Po filloi dhuna, nuk ka me asnje shprese per rekuperim, por duhet ndarja sa me pare. dhuna eshte e pafalshme!!
Dhe sa per info, keshilluesi i leshit, kur nje grua thote qe burri e qellon ndonjehere, eshte e sigurt qe e qellon here pas here, dhe ritmi vetem sa vjen e rritet….
sa i zoti je te keshillosh per gjetje zgjidhjesh me cdo kusht…
do kisha shume qejf te degjoja keshillen tende pasi te haje nje dru si gomari ne duhan, e pastaj nje dru tjeter, e pastaj nje tjeter (kuptohet, nganjehere…)
Sa i kulturuar qenke ore Albi, te admiroj.
Me mahnit stili yt i te shkruarit, fjalori dhe sidomos shprehja e nje mentaliteti kunder dhunes, kunder dhunes fizike po e po, por edhe kunder asaj verbale.
Me siguri duhet te jesh me nje arsim dhe edukim shume me te larte se sa e ketij doktori, por edhe me nje zgjuarsi dhe inteligjence natyrore ku e ku me te spikatur se sa te atij perderisa e quan ate me perkedheli “kokrra e idiotit”.
E marr me mend se me sa delikatese sillesh ti me gruan ose partneren tende, me cfare embelsie, dashurie dhe dhembshurie i drejtohesh.
Lumsi ajo qe te ka ty si partner.
Ne fakt, duhet krijuar ne Shqiperi posti i “Mbrojtesit publik kender dhunes se grave”, si bicim “avokati i popullit” me detyre kryesore prishjen e martesave dhe pershpejtimin e divorceve dhe sinqerisht, besoj qe ti do te jesh njeri nga kandidatet me te forte per kete post.
Keshtu shoqeria jone do sherohet nga martesat demode qe kemi tani, me gjurma dhe draga dhune, dhe do riperterihet nepermjet martesave me moderne qe, gjithesesi do perfundojne edhe ato shpejt e shpejt ne divorc per t’u adaptuar me avancimet e kohes.
Sigurisht, kjo do te jete nje periudhe tranzitore per shoqerine tone, qameti 100 ose 150 vjet, derisa meshkujt shqiptare te zbruhen dhe te zdrugohen per martesat e tipit te ri ku ka vend vetem per harmoni e mirekuptim qiellor dhe ku cdo lloj dhune eshte si nje denim kapital per te.
Sa mire do te jemi atehere ne shqiptaret, domethene ata shqiptaret e atehershem, se ne te tanishmit do te kemi vdekur deri atehere, se do kemi martesa si e gjithe bota de, vetem-vetem se kam nje merak te vogel, te vockel fare, qe eshte frika se deri atehere, kjo shoqeria qe ne pretendojme te behemi, do ta kete eliminuar fare martesen si institucion legal, celule baze e shoqerise dhe bla-bla-bla.
Deri athere, sidoqofte, ju o shqiptare, mos degjoni kete doktorrin injorant, kete kokrren e gomarit, qe ju keshillon te beni kujdes me martesat dhe mos vraponi tek divorci pa u menduar disa here dhe pa konsumuar te gjitha rruget dhe mjetet per ta shpetuar martesen nga shkaterrimi sepse ajo vjen jo vetem me deformimin e e jeteve te vete ciftit, por me siguri pothuaj absolute, deformon jeten dhe martesat e ardheshme te femijeve te ciftit qe po medysh divorcin.
Jo, mor shqiptare te mjegulluar dhe hutuar, mos degjoni doktorrin, por degjoni “albin”, kete kokrren e……..
I Nderuari Dr.Harxhi.Gjykimet dhe keshillat e juaja jane shume te vlefshme per cdo njeri.Ju falenderojme.Por do te shtojshe se ne lidhjet bashkeshortore do te kishin me shume vlera durimi,respekti,mirekuptimi,toleranca,maturia,por edhe dashuria.Sot ciftet nxitohen dhe njihen shume shpejt dhe po ashtu shume shpejt ndahen,pa u thelluer,pa u njohur vetem nga pamja dhe pasuria dhe shume pak nga vlerat.Ndarja eshte fatkeqesi.Por fatkeqesia me e madhe eshte per femijet dhe jeta e tyre.Ju falenderojme dhe ju urojme te gjithate mirat.
Dr.Sango QAT NDIHME M SA SHUM LIDHJEN MUAJ.
Dua të dëshmoj për një enigmë të madhe dhe të fuqishme të magjisë, gruaja ime më la mua dhe fëmijët për 2 vjet kur e thirra, ajo na la për një grua tjetër dhe kur e thirra ajo tha që ajo donte një divorc, unë isha aq e trishtuar që qava gjithë natën isha aq e vetmuar duke kërkuar diçka në internet kur gjeta një magjistar të quajtur Dr.Sango, i cili ndihmoi shumë njerëz që të merren me problemet e tyre, kështu që unë e kontaktova me të për problemet e tij, ai më tha që do të duhen 24 orë dhe gruaja ime do të kthehej tek unë. Unë bëra gjithçka që ai më tha të bëja. Të nesërmen gruaja ime u kthye në gjunjë dhe iu lut të anulojë divorcin që tani po shijojmë së bashku. nëse keni nevojë për ndonjë ndihmë mund të kontaktoni njeriun magjistar që më ndihmoni përmes emailit të tij spell [email protected]
Projekti allbania urupiane përfshin shkatërrimin e familjes, njësoj si në Europën urupiane. Është me kushte integrimi
I nderuar Doktor Harxhi. Ju lutem mos u harxhoni me keshillat tuaja qe nuk i vlejne asnje njeriu.
Ju ne nje pjese te mire te shkrimeve tuaja keni huazuar ( kopjuar ) tekstet e disa portaleve te huaja qe shtyjne ditet me tema te tilla.
Redaktor,
Pasi e censuruat edhe repliken time te dyte, e mora mesazhin tuaj:
Jam i padeshiruar per ju, me sa duket ose me sa mbaj mend une, kohe me pare kam postuar komente kritike, gjithmone korrekte dhe etike per kryeradaktorin tuaj, zotin Thano.
Sigurisht, censurimi im nuk eshte gje mire per mua, per me shume eshte keq per publikun dhe per vete gazetes.
Po i fus dhe unë hundët në këtë histori.
Për mendimin tim ata që martohen me dsshuri ,është si të blesh tenxheren me gjithë kapak tek i njëjti dyqan. Dhe ato zgjasin gjatë.
Ndërsa ata me mblesëri ,është sikur të blesh tenxheren vec dhe kapakun vec,me hamendje se do kombinojnë.
Aty duhet shumë shumë punë për ti kombinuar. Kur ske para (trut në vend,i prapambetur)për ti blerë nga i njëjti dyqan(sdi të dashurosh) atëherë duhet shumë punë. Kur i blenë nga i njëjti dyqan ske probleme ( me seksin, është përfekt)
Dr. Allamudi
teorikisht është kështu si thua ti,por çdo gjë ka PORin e saj!!
net dy persona është shumë e rrallë që dashuria reciproke të jetë e barabartë!!
pra në shumicën e rasteve anon nga një krah!
më pas edhe nëse është në të njëjtën masë reciproke kemi dy persona të ndryshëm që kanë interesa të ndryshme,kanë zhvillim të ndryshëm mendor,zgjuarsie,kulturor e dije!!
gjithnjë në një martesë përveç dashurisë duhet të jetë dhe kompromisi!ai është llaçi që mban të lidhur dy personat!nëse nuk arrihet një kompromis nga të dy palët për bashkjetesën nuk mund të ketë mardhënje të gjatë!!
pra seicila nga palët duhet të lëshojë diçka!!si fillim duhet të lëshojë diçka nga ato themeloret!!
më pas vijnë vogëlsirat!!
në një martesë gjëja e parë që duhet bërë lëshim,kompromis është liria e individit!!
duke qënë se në një martesë je vet i dytë,lirinë e ke të përgjysmuar!!nuk mund të vendosësh gjithçka sikur ke qënë i vetëm!!
në rastet e mblesërisë!?
kompromisi është më i thjeshtë se në rastet e dashurisë!!
mblesëria nis në bazë të një kompromisi!!
unë nuk jam për mblesërinë,por po ta marrim e ta llogarisim,ajo që në fillim ka bazat e duhura për të qënë e qëndrushme!palët janë më të prirur për të gjetur kompromise!!
Zakonisht keto grate krenare qe shkojne ne gjyq per 1 shpulle pallohen me pleq per te blere çizme kur ndahen nga burri.
Fillojne rrafin kalamajte pa arsye duke i bere pergjegjes pa shkak.
lexova pak nga fillimi dhe mu duk se po lexoja ndonjë muhabet të një babe me të bijën!!
sa për Dr. nuk ma merr mëndja se ka ndonjë lidhje!!
si fillim duhet shpjeguar
çështë martesa
mosha kur ajo bëhet
përfytyrimi që ka seicili për atë martesë
interesat që i bashkon dy njerzit në atë moment
e kështu me radhë shumë e shumë gurë që janë në bazë të kësaj ure që ngrihet mes dy personave!!
duke bërë analizën e tyre do të mund të themi nëse martesa duhet të qëndrojë apo,jo!!
mendimi fiks i Dr.Harxhit se “martesa duhet të qëndrojë me çdo mënyrë në këmbë” është pak si i trashë,pak si “ortodoks”,pra përmbushje e një zakoni gati të përhershëm!!
sa më e re të jetë mosha aq më pak është mundëisa për të parashikuar jetën e 20,30 ose 50 viteve të ardhshme!
sa më rozë të jetë përfytyrimi për martesën,pra jetën që do të kalosh me një prson tjetër,aq më i madh do të jetë zhgënjimi në vite!
nëse interesat e të dy personave ndryshojnë nga interesat e fillimit të martesës aq më e madhe është mundësia që të shkatërrosh martesën ose njërën nga palët në martesë!!
njeriu mund të shkruaj sa të dojë,dhe prapë nuk ka thënë gjithçka!!
mëndjelehtësia e fillimit këthehet në torturën e vazhdimit!!
por njeriu kështu është kur në fjalë vjen ndjenja!në atë moment njeriu i thotë llogjikës “ik pirdhu”!!
dhe kështu ka për të qënë në jetë të jetëve!!
sado e fortë të jetë ndërgjegjia nuk ka për ta mundur asnjëherë emocionin!
kanë një diferencë moshe prej 150 mln vjetësh!!