Dy vëllezër nga Malësia e Madhe kanë plagosur me armë zjarri një 32 vjeçar, dhe sipas informacioneve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
Autorët e krimit janë identifikuar si shtetasit L.H 42 vjeç dhe L.H 48 vjeç.
Raportohet se i plagosuri me inicialet Y. B ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen forcat policore dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
s.a/dita
