Pas një refuzimi për një protestë

redaktor

Email nga adresa

[email protected]

 

E nderuar Dita. Policia e shtetit na ka refuzuar protestën paqësore për çështjen e CEZ Shpërndarje e cila do të zhvillohej ditën e enjte ora 12:00 para parlamentit, e titulluar si “LEK Shpërndarja”.

Arsyeja kryesore sipas dokumentit të firmosur nga policia është sepse atë ditë nuk do të ketë policë në kryeqytet për shkak të ndeshjes Shqipëri – Serbi. Ne protestuesit jemi të shqetësuar jo vetëm sepse qytetarëve shqiptarë po u mohohet një e drejtë kushtetuese si ajo e tubimit, por edhe për faktin se dita e enjte do të jetë një ditë që do ta gjejë kryeqytetin zyrtarisht pa policë dhe mund të ketë terren të lirë për krimin, vjedhjet dhe rrezikshmëri të lartë për bizneset.

Ky fakt tregon qartë se kemi një organizim policor që lë për të dëshiruar, dhe që nuk kontrollon dot të gjithë territorin në të njëjtën kohë. Ne protestuesit, të indinjuar nga refuzimi i kësaj të drejte kushtetuese shkojmë më tej duke besuar se Policia e Shtetit me këtë akt, po i shtohet rradhëve të politikanëve, duke u shnderruar në avokate e interesave të tyre. Nuk kemi ndërmend të shkelim ligjin, sepse ne jemi për shtet të së drejtës, prandaj protestën e ditës së enjte kundër “LEK Shpërndarjes” do ta zhvillojmë të enjten e e datës 15 tetor përsëri para parlamentit!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *