Pas një viti pandemik, rikthehet Panairi i Librit në Shqipëri. Ja datat

J L

Panairi i librit rikthehet fizikisht këtë vit me qindra titujt të rinj.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë njoftoi se aktiviteti do të zhvillohet pas një viti të vështirë pandemik në Pallatin e Kongreseve.

Si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore Panairi i librit do të zgjasë pesë ditë nga data 17 deri në 21 nëntor 2021. Këtë vit larmia e titujve të rinj do të jetë më e madhe për lexuesit.

Do të zhvillohen diskutime, dhe takime me shkrimtarë të njohur, vendas e të huaj.

Blerjet e librave do të kenë një çmim më të arsyeshëm dhe një interes të veçantë do t’u kushtohet dhënies së çmimeve. Gjithashtu seminaret do të zhvillohen me autorë nga Shqipria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilët do të diskutojnë me përkthyes dhe autorët e rinj.

Për të vizituar panairin nuk do të duhet as certifikatë vaksinimi dhe asnjë tampon negativ, por do të respektohen të gjitha masat kundër COVID-19.

j.l./ dita 

 

Yeşilyurt escort

Share This Article
3 Comments
  • Ne 9 shtator sy-petriti, Petrit Ymeri, kryetari i ShBSh, flet per vizitore te vaksinuar, -shikoni faqen zyrtare ne internet te Shoq. se Bot. Shq.! Tashme, ky rregull eshte hequr, biles nuk kerkohet as deftesa negative e proves se tamponit! Cudi! Ligjin e ben Maliqi!
    Nuk jam kundra pjesmarrjes se lire te vizitorve, por jam kundra rregullave qe ndrrohen or’ e cast sipas orekseve te Maliqve! Si te jete ky panair, si te jete i gjithe ky vend vetem prone e tyre!
    Pervec kesaj kemi cmimin e shtrenjte per meter katror (60 euro), kemi lejimin e vetem te shtepive botuese dhe disa enteve te huaja si pjesmarres, kemi moslejimin e autorve si subjekte te vecante pjesmarres ne kete panair, kemi pronotimin minimal te siperfaqes prej 10 metra katrore, (me pak nuk mund te prenotosh), po te mos llogarisim disa raste miqesie tek Maliq sy-petriti.
    Nese doni te shikoni rrenimin e ketij populli, shihni rrenimin e ketij panairi!

  • Suksese PNAIRIT te LIBRIT kete NENDOR 2021!…

    -Pse o komemtuesi Martin ke mbetur *gallov* ,Ai eshte *PALLATI i POPULLIT* se pari;djerse e te ciit Flamuri SHQIPTAR aty VALOFTE ne PERJTESI !
    *Nje tarshegimi te rralle*nga koha e *Popullit ne KOMANDE*,,frut i fitores se *NENDORIT te TRETE*!
    Lavdi *TRE NENDOREVE-Shqiptare*1444-1912dhe krye Nendori Cirimit 1944ter.

    Tirane 13 Nendor 2021- Dhimbia e madhe Popull!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *