Princesha e Austrisë, Maria Galitzine, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare. Mediat e huaja shkruajnë se për pak ditë ajo do të festonte ditëlindjen e 32-të.
Gjithashtu bëhet e ditur se Maria ka pësuar aneurizmë kardiake dhe ka lënë pas të birin 2-vjeçar, Maxim.
Princesha ka ndërruar jetë me datë 4 Maj dhe është çuar në banesën e fundit me datë 8 Maj, në pjesën ortodokse të varrezave të parkut “Westheimer”.
Një zëdhënës i “Perandorit Karl League”- një organizatë kushtuar perandorit Karl 1, i cili mbretëroi në Austri-Hungari nga 1916-1918, ka konfirmuar lajmin.
Maria ishte martuar në vitin 2017 me një kuzhinier në Houston, Rishi Roop Singh dhe dyshja kishin një djalë 2-vjeçar, Maxim.

