Pas përmirësimit të situatës, Rama niset drejt Brukselit

DITA Online

 

Pas përmirësimit të situatës së përmbytjeve në vend, Kryeministri Edi Rama udhëton drejt Brukselit të hënën ku do të takojë liderët e Bashkimit Europian në një përpjekje të re për t’i dhënë shtysë hapjes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në union.

“EuReporter” shkruan se Kryeministri Rama do të takohet me Presidentin e Këshillit të Europës Donald Tusk, ndërsa të martën do të bisedojë me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani.

Siç edhe ishte paralajmëruar muajin e kaluar nga vetë Rama, Kryeministri shqiptar pritet të takojë edhe Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, me ftesë të të cilit Rama po zhvillon  edhe vizitën në Bruksel.

Rama shpreson në hapje të negociatave me BE-në brenda një kohe të shkurtër, megjithëse komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka tërhequr vëmendjen tek disa pengesa që duhet të kalohen, përfshirë trafikun e drogës, mungesës së transparencës dhe përhapjen e korrupsionit.

Shqipëria zyrtarisht ka aplikuar për t’iu bashkuar BE-së në vitin 2009, ndërsa në tetor të vitit 2012 Komisioni i BE-së rekomandoi dhënien e statusit të vendit kandidat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *