Për plagosjen e Tonin Larushkut në Shkodër ditën e djeshme, policia ka vënë në pranga një tjetër person, i cili rezulton i implikuar në plagosjen me armë.
Pas hetimeve, Mësohet se 36-vjeçari Z.L ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të mjetit të parkuar të autorit të asaj ngjarjeje, Luverdo Kola.
Si pasojë e të shtënave është lënduar lehtë nga një saçme B. D., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër është larguar në banesë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut që 36-vjeçari e kishte me lejen përkatëse.
Vijon puna për kapjen e shtetasit L. K., i dyshuar si autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit T. L.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kanosja”.
a.t / dita
