Pas Policisë, Qeveria vendos: Automjetet e shtetit, me sistem elektronik për karburantin

Dita

Pas lançimit të projektit për furnizimin e automjeteve të policisë vetëm nëpërmjet kartës elektronike, Qeveria ka vendosur në një nga mbledhjet e saj që të njëjtën gjë të bëjë edhe me automjetet e të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme.

Sipas GSH, kryeministri Rama ka menduar që këtë ta aplikojnë të gjitha institucionet qendrore, përfshirë këtu të gjitha ministritë dhe drejtoritë e ndryshme. Kjo masë është marrë për të kursyer para nga buxheti i shtetit për furnizimin me karburant.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 16, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, ‘Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Njësitë e qeverisjes së përgjithshme sigurojnë që shërbimi i furnizimit me karburant për mjetet efektive të transportit të kryhet vetëm nëpërmjet kartës elektronike me të cilën mundësohen identifikimi i mjetit dhe përdoruesi i saj.

2. Ngarkohen të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë, marrë më 29 korrik dhe botuar në Fletoren Zyrtare.

Share This Article
1 Comment
  • Mire , me mir vone se kurre z. Rama , po duhet te liberalizoni menjehere edhe tregun e kontrollit te detyruar te automjeteve sic e keni premtuar se u bene 3 vjet qe edhe nen qeverisjen Tuaj po vazhdon kalvari i mundimshem per qytetaret pa asnje dobi teknike per mjetet pervec perfitimeve te kompanise ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *