Pas protestave kundër Putinit, policia liron Navalnin

Leda Hysa

 

Policia ruse ka liruar udhëheqësin e opozitës, Alexei Navalny.

Ai postoi sot një reagim në Twitter ku njoftoi përkrahësit e tij se është liruar por përballet me akuzën për organizimin e një aktiviteti pa leje si dhe për rezistencë ndaj policisë.

Navalny u arrestua dje në Sheshin Pushkin të Moskës, gjatë protestave që shoqëruan ceremonitë e inaugurimit të Vladimir Putinit për një mandat të katërt presidencial.

Mbi 1300 protestues u arrestuan në të gjithë Rusinë.

Policia ndaloi për pak orë edhe gazetarin Aleksei Aleksandrov, i cili punon për një emision lajmesh që realizohet në bashkëpunim mes Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë/ Radio Liria. Ai njofton se policia po godiste me shkelma e po shtynte gazetarët. Ai thotë se nuk ka parë në protesta të mëparshme të udhëhequra nga Navalny një reagim kaq agresiv nga policia.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *