Pas protestave të gjata, sot mbahen zgjedhjet në Rusi

J L

Rusia po zhvillon zgjedhjet lokale këtë të dielë, pas disa javësh protesta të opozitës që çuan në goditjen më të madhe të policisë ndaj protestuesve në gati një dekadë.

Zgjedhjet lokale të cilat janë “test” për qëndrueshmërinë e Kremlinit, pasi popullariteti i presidentit Vladimir Putin dhe partisë së tij po vazhdon të bjerë.

Aktivistët liberalë dhe ekspertët politikë janë duke vëzhguar nga afër procesin zgjedhor, i cili shkaktoi shumë trazira me anë të protestave të dhunshme në kundërshtim të mohimit të pjesëmarrjes së kandidatëve të pavarur në zgjedhje.

Para zgjedhjeve, Putin kishte zëvendësuar disa kryetarë rajonalë për të shmangur përsëritjen e zgjedhjeve të kaluara, ku shumë kandidatë të mbështetur nga Kremlini kanë dështuar të fitojnë zgjedhjet.

Gjërat nuk po shkojnë mirë as për Putinin. Sipas sondazheve të besimit publik, në muajin maj presidenti rus ka rënë në nivelin më të ulët për 13 vjet në pushtet.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *