Pas përfundimit të provimeve dhe vitit shkollor, Jamarbër Malltezi ka zgjedhur sportin e rafting në Kanionet e Osumit për t’u argëtuar së bashku me 2 vajzat e djalin e vogël.
Për 2 orë ata kanë shijuar bukurinë mahnitëse të kanioneve ekzotike të tetë ujëvarave, duke u shprehur së janë mrekulli e natyrës, vende fantastike, të hatashme dhe një thesar i Shqipërisë.
Malltezi ka përgëzuar angazhimin e shoqatave të rafting, që prej më shumë se një dekadë në zhvillimin e sportit rafting, ekoturizmit dhe atij të aventurës ne Skrapar, nëpërmjet ofrimit të sportit rafting sipas standardeve botërore.
Iniciativa të tilla, që promovojnë zona të thella të Shqipërisë, duke nxitur investime në infrastrukturë, edukimin, trajnimin dhe punësimin e të rinjve, duke lidhur aktivitetin me bizneset dhe komunitetin lokal duhen mbështetur dhe ndihmuar për t’u rritur e shumëfishuar në të gjithë vendin.
![]()
