Pas publikimit të raportit të OSBE-ODHIR reagon Monika Kryemadhi

Leda Hysa

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me raportin e OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit, duke shtuar se ndjen dhimbje për situatën politike në vend. Kryemadhi tha se ky raport ishte një skaner për te treguar te vërtetën e politikës.

“Raporti i OSBE është një skaner i tmerrshëm që tregon haptas shkatërrimin e gjithë sistemit shoqëror të Shqipërisë. Mjafton të përmendim shkatërrimin e besimit të publikut te procesi i zgjedhjeve. Votuesve shqiptarë iu bllokua mundësia e zgjedhjes. Ato u mbajtën në një terren arrogance. Në listën e zgjedhësve u diktuan nënshkrime identike. Pasi i futi duart në xhepat e gjithë shqiptarëve ai fut duart edhe në kutitë e votimeve. Administrata zgjedhore ishte tërësisht politike dhe e njëanshme.

KQZ  e regjistroi partinë Bindjen Demokratike për interesa të saj. KQZ është kthyer në një xhelat rilindas ndaj gjithë procesit zgjedhor. Raporti qartëson se duhet të kemi një proces të menjëhershëm që parandalon dëmet e tij. Qytetarët kërcënohen me largime nga puna dhe me heqjen e bukës së gojës.

Ky raport si asnjëherë tjetër është një raport jo vetëm që nuk i njeh zgjedhjet por vë në dukje se të drejtën për vendosjen e zgjedhjeve e kanë dekretet e presidentit. Ky raport është shumë i rëndësishëm për t’i dhënë mundësinë Shqipërisë për hapjen e negociatave. Duhet të reagojmë në mënyrë të menjëhershme.

Sistemi i drejtësisë ka rënë. Ka rënë komplet sistemi zgjedhor. Demokracia në Shqipëri është i kërcënuar nga një grup njerëzish. Raporti është kambanë alarmi. 18 Tetori nuk është larg. Hapja e negociatave për Shqipërinë do i ndezë dritën jeshile shqiptarëve. Ne do të marrim përgjegjësitë tona. Njeriu që duhet të marrë përgjegjësi është Edi Rama. Ai shkatërroi shpresën e shqiptarëve”, deklaroi Kryemadhi.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Mos ja vini re Nafijes se është akoma me entusiazmin e lristave naziskine të Jales që u trajnuan ditët e fundit për revolucion baxhellian të projektuar në Haremin Veror të Jales nga Nafije Dybeku Baxhelles.

    • E thjeshtë , nuk po gjen dot një marsh të ri që dikujt ti ngheth leshtë e k… Ska faj, nuk do ta pranojë faktin që eshte karandisur vërtet baxhellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *