Nga Isa Ferizaj
Këto kohët e fundit, po qarkullon një ‘nismë’ gjoja e ndërmarrë nga ‘intelektualët’ e ‘populli’ i Tropojës, për heqjen e emrit të “Heroit të Popullit” Asim Vokshi, nga gjimnazi i qytetit Bajram Curri.
Qysh në fillim duhet thënë se, një ‘nismë’ e tillë, më shumë se sa është e çuditshme, është paradoksale dhe më tepër se sa është qëllimkeqe, ajo është me prapavijë të dukshme politike. Kjo lloj ‘nisme’ mund të jetë gatuar në çdo lloj kuzhine, por kurrsesi në atë kombëtare e atdhetare. Asaj që në shfaqjen e saj i vjen era ndotëse, antishqiptarizëm.
Edhe pak javë Shqipëria kujton, sepse s’ma merr mendja që ta festojë 75–vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë e bashkëpunëtorët e tyre tradhtarë të Atdheut e të lirisë së tij.
‘Era’ që po fryn, sidomos tash dy vitet e fundit është një ‘erë’ krejt antikombëtare, buruar çuditërisht nga kryeformacioni politik ‘i majtë’ në vend; erë kjo e pëlqyeshme plotësisht nga formacioni tjeter politik ‘djathtist’ e, çuditërisht i pranuar diku në heshtje e, diku edhe hapur edhe nga Organizata e Veteranëve të LANÇ dhe Organizata e Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, pëlqyeshmeri kjo e shprehur edhe nga lëvdatat e përkëdheljet që organizatat në fjalë i bëjnë këtij kryeformacioni ‘majtist’ me veprime allafashiste të hapura.
Tashmë dihet qëndrimi e vlerësimi i PS – Rilindase dhe liderit të saj, ndaj dëshmorëve e heronjve, ndaj LANÇ dhe figurave që e udhëhoqën atë epope lavdie e nderi.
Pikërisht, në këtë vit jubile, lufta kundër LANÇ, kundër dëshmorëve e heronjve që ia falën jetën atdheut; kundër atyre që e udhëhoqën atë shfaqet dukshëm, nga një kor i përbashkët ‘majtisto-djathtist’ një prapështi e sheqerosur me tradhti kombëtare, e turpshme, indinjuese.
Dukuria e ringjallur sot e heqjes së emrave të heronjve të popullit, nuk është e re. Ajo u shfaq në 1990.
Mjafton të shikosh sot varrezat e dëshmorëve nëpër rrethet e vendit, se si janë shndërruar ato në disa grumbuj pllakëzash të thyera e, gati në rrënoja varrezash. Ky ka qenë hapi i parë kundër lavdisë e lavdimëdhenjve të ligjshëm.
Hapa të tjerë denigrues u ndërmorën nga një vit në tjetrin, LANÇ u mbulua me pluhur harrese, me lloj – lloj plehu e vreri, u derdhen mbi të gënjeshtra, falsifikime, djallëzi e trillime denigruese e fyese.
Gjatë tërë këtyre gati tri dekadave të fundit, qëndrimi ndaj historisë tonë kombëtare ka qenë guri i provës që ka ndarë kombëtarët, atdhetarët, nga ‘shqiptarët’ e pandershëm e të pavërtetë.
Më kujtohet se si pas vitit 1990, në Tropojë, kishte lindur ‘nëna’ e një nisme identike si kjo e sotmja për t’ia hequr qytetit emrin e “Heroit të Popullit” Bajram Curri, nismë që nuk gjeti kurrë jetësimin e vet, pasi ishte jomorale e, përcillte një antivlerë e turpnajë të përmasave të paimagjinueshme mbi trevën që i kishte dhuruar lirisë në të gjitha kohërat mbi 600 dëshmorë e heronj.
Ndryshimi i ‘nismës’ së sotme është se brenda nismëtarëve janë futur krejt pa i vënë në dijeni, plot emra burrash të nderuar e të urtë të Malësisë së sotme të Gjakovës, vetëm e vetëm për të përdorur trukun e gjithëpërfshirjes e të gjithëpranimit, pra për t’i dhënë asaj ‘nisme’ natyrë gjithëpopullore, asaj që është krejt e, dukshëm, antimorale e antipopullore.
Emri, jeta e vepra e “Heroit të Popullit” Asim Vokshi, në gjimnazin e qytetit Bajram Curri, i bën nder Malësisë së Gjakovës, çdo tropojani të ndershëm e të vërtetë, atdhetar e liridashës.
Ai emër ka rrezatuar ndër breza e breza të rinjsh dritën e ëndrrave të brezave të të rinjve të dalë nga dyert e asaj shkolle me histori e emër të madh.
“Heroi i Popullit” Asim Vokshi, ish nxënësi i internatit të Kolgecaj, me 1919, biri i një familjeje emërmadhe atdhetare e me tradita të larta liridashëse nga Gjakova, djali që në damarët e tij i qarkullonte edhe gjaku që e lidhte me një tjetër “Hero të Popullit” me përmasa madhështie e krenarie, siç ishte Sulejman Vokshi, Komandantit ushtarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, biri i veprimtares dhe atdhetares së madhe Bije Vokshi, veprimtari i paepur në shërbim të çështjes kombëtare, kundër formave anadollake të regjimit të kohës, krejt me frymë antipopullore, luftëtari për përparim shoqëror e çlirim nga kthetrat e prapambetjes, është nderi e krenaria e Kombit tonë në të gjitha rrjedhat historike të tij.

Një figurë e tillë, që fatmirësisht mban përmasa jashtëkombëtare, përmasa kontinentale, si pjesëmarrës në Luftën e Spanjës, 1936 – 1939, në vitin 1937 bëhet pjesë e grupit të shqiptarëve pjesëmarrës vullnetarë nga Shqipëria në atë luftë, si luftëtar në divizionin e internacionales italiane “Xhuzepe Garibaldi”, me funksionin e komandantit të një kompanie garibaldiane, kundër fashizmit, për lirinë e popullit spanjoll, është më shumë se nder jo vetëm për gjimnazin e qytetit Bajram Curri, por edhe për tërë trevën atdhe e liridashëse të Tropojës.
Kjo figurë historike kombëtare ra në altarin e nderit në Spanjë. Ai atje është vlerësuar e vlerësohet si një luftëtar lirie; atje ai ka emrin e madh të lavdisë, bustin e tij, emrin në rrugët e Spanjës, pavarësisht se Spanja, pas rënies së tij atje heroikisht, u sundua nga një regjim fashist, si ai i Frankos.
Atëherë, përse ne tropojanët, u dashka t’ia kalojmë edhe një regjimi të huaj fashist në një vend të huaj, në raport me qëndrimin e vlerësimin e kësaj figure të ndritur të kombit tonë?!
Emri i Asim Vokshit, në Malësinë e Gjakovës ka hedhur rrënjë në vetëdijen gjithëpopullore dhe, do të jetë më se çmenduri e një tentativë e marrë, për ta hequr nga panteoni i nderit e lavdisë së Malësisë së Gjakovës.
Një përpjekje e tillë, e ndëshkon rëndë moralisht popullin e Tropojës, ia rikthen së prapthi atij ‘rrotën e historisë’, për të disatën herë; një veprim i tillë më shumë e vetëdemaskon Tropojën e çdo tropojan në sytë e bashkëkombasve të tyre, këndej e andej Drinit; i lë edhe një njollë tjetër më shumë në trashëgiminë e tij vlerore.
Krahas emrave të heronjve të mëdhenj të Malësisë së Gjakovës, emri i Asim Vokshit është edhe një yll tjeter drite e lavdie në këtë Malësi vlerash, urtësie, atdhetarie, diturie e dritëdashëse.
Ai emër lavdimadhi heroi, është amaneti i të gjithë shqiptarëve që u flijuan për Çështjen Madhore Kombëtare, është një hallkë e fuqishme që lidh shqiptarët në shqiptarinë e tyre, që s’ka ndryshk që ta këputë, qoftë ai edhe ndryshk politik!
Nuk dua të ndalem në emra të përveçëm që mendësia e sëmurë mendon së mund t’ia zënë vendin kësaj figure krenarie e lavdie të Kombit tonë, pasi nuk është qëllimi i këtij reagimi.
Çdokush që i ka shërbyer Atdheut e Çështjes kombëtare, ka hapësira të tjera ku mund të vlerësohet e nderohet, për çka jam plotësisht dakord që të nxitet e të bëhet një gjë e tillë.
Heqja e emrave të Heronjve, si kjo e Asim Vokshit, fsheh një prapaskenë të ligë me qëllime e veprime antikombëtare. Popujt e qytetëruar, kur nuk i kanë të tillë heronj, i ‘krijojnë’ e, ne që i kemi, në këtë kohën e pseudodemokracisë, u jemi vërsulë që t’i fshijmë nga faqet e historisë.
Fatmirësisht, historinë tonë e njohin edhe popuj e pushtete të këtij kontinenti të vjetër sa lashtësia jonë.
Vetëpërdhosja e vlerave dhe e historisë së Tropojës tonë, na ngarkon me një barrë të lagur mbi kurrizin tonë, si tropojan, kurriz, që as u përkul nga kohërat që derdhen mbi të stuhi urrejtjesh e luftërash e, që s’u pa kurrë nga hasmi i tij në fushëbetejat e lavdishme liridashëse.
Sot Tropoja nuk e ka luksin që të merret me vetëpërdhosjen e saj, pasi ka mjaft plagë e dukuri që duhet t’i kapërcejë.
Ky ‘grup’ nismëtarësh intelektual, më mirë do të kishte qenë, pse jo, do të ishte në nderin e në dinjitetin e tyre njerëzor, si malësorë mandjehapur, që të projektonin daljen e kësaj zone nga varfëria e tejskajshme, nga kthetrat e makutërisë që grabit çdo ditë vlerat e saj natyrore e ekonomike; të merrte nisma që t’ia ngrinin Tropojës e tropojanëve emrin në lartësitë e ndritura të nderit, vend që e ka merituar historikisht, vetëm në saje të gjakut e të jetëve të vëna në themelet e lirisë, si pakkush nga trevat e tjera kombëtare.
Intelektualet tropojanë, kudoqofshin, nuk duhet të manipulohen nga interesat e ngushta të rrymave politike të ditës sepse, rrymat ikin nga skena politike e, faqja e zezë ngelet e shkruar në faqet e historisë, ashtu si edhe faqja e bardhë dhe e nderit.
Intelektuali i vërtetë e din dhe e ndjen se ku i preket zemra e ndjesia popullit që e ka lindur, krijuar e formuar, ndaj ai duhet të kthehet në mbrojtës të flaktë të interesave e ndjesive të popullit të vet, në misionin e vërtetë që i takon.
Përkujtimi i 60-vjetorit të hapjes së gjimnazit të qytetit Bajram Curri nën peshën e rëndë vetëvrasëse me një veprim të tillë, do ta çnderonte atë institucion me emër të mirë, do ta përdhoste rrugën e tij të nderit e të suksesit 60-vjeçar.
Me atë emër janë shkruar faqet e nderit e të arritjeve të asaj shkolle; janë ngulitur vlerat morale atdhetare tek qindra e mijëra nxënës që kanë dalë nga dyert e atij institucioni suksesor.
Lojërat politike që i përdorin intelektualët si mish për top, për qëllimet e tyre krejt antikombëtare, përçarëse e sunduese, nuk duhet të bëhen djepet ku ‘përkunden’ intelektualët e vërtetë. Intelektualët e vërtetë që s’e ndjejnë veten e tyre pjesë të grupit nismëtar të kësaj nisme, futur aty pa dijeninë e tyre, për t’u përdorur politikisht, duhet të distancohen publikisht e, ta denoncojnë e demaskojnë një veprim e qellim të tillë dashakeq.
Intelektualët e vërtetë nuk kthehen kurrë në sejmenë të verbër të taborreve politike me mendësi anadollake e obskurantiste, pasi kështu e humbasin emrin e misionin e tyre urtënor e atdhetar.

Ti zoti Isa Ferizaj boll mire dhe gjate ke shkruar por me te thene te drejten asgje nuk te mora vesh per cfare shkruan dhe ne dobi te kujt shkruanFlet se ka mbaruar vetem shkollen follore ne Kol Gecaj mandej ka vazhduar ne Shko
dermandej shkoj vullnetare ne Spanje dhe ku u vraPo ndonje kontribut per Tropojen nuk na theNdonje kontri
but per Shqiperine nuk na theNa the se e nderon Spanja qe paska vene emer rruge tjeter sna the asgje
Hiqe emrin e heroit dhe kemi voksha te tjere demokrat,po kemi edhe sal birisha
Ska mbetur gje tjeter vecse:-te gjithe ata qe cliruan shqiperine ti quajne kriminele.ndersa te therrasim”lavdi sovranit edi rama”.ky eshte strumbullari i kesaj zallamahije.PS duhet te distancohet urgjent nga ky megalloman i frustuar.
A e ka pare njeri skandalin qe kane bere me shqiponjen te kartemonedhat e reja?
Rrespekte per ju Isa Ferizaj, rrespekte per kontributin qe ke dhene ne arsimin ne Tropoje si mesues e intelektual me vlera.
Jeni rreshtuar ne anen.e te gabuarve megjithese dhe une mendoj qe nderrimi i emrit eshte i gabuar ,sepse ne nje fare menyre prek identitetin e kesaj shkolle. Nga Bankat e kesaj shkolle dolnen.mijera intelektual të nderuar.
Pse duhet tja nderrojme emrin kot se koti.
Nuk quhet me Shqiperi, por qeneri dhe pushteri
Përshëndetje Isa Ferizaj !
Shqetësimi juaj është i drejtë. Ky vit është vit jubilar, kështu vlerësohet nga shumica e qytetarëve të Shqipërisë, ndërsa është një pakicë e cila ka kohë që mundohet të errësojë gjithçka të vlerë të Luftës N-Çl dhe të pas luftës : të Rindërtimit dhe Ndërtimit Socialist të Shqipërisë.
Por , kjo që po kërkojnë ”intelektualët” e Tropojës, kjo është më tepër se çmënduri, shumë më tepër se antishqiptari. Asim Vokshi është Hero Ndërkombëtar, dha jetën në luftën e Spanjës, duke iu bashkuar luftëtarëve të Spanjës në luftën e tyre për çlirim nga despotizmi i Frankos, por edhe kundër nazi-fashistëve që mbështesnin rregjimin e Karlos. Emri dhe Vepra e Asim Vokshit nderohen dhe respektohen në Spanjë , është krenari kombëtare ta përkujtojmë dhe përjetësojmë në shekuj.
Jo, këto që po ndodhin këtë vit të 75-Vjetorit të Çlirimit janë tradhëtore, shumë të rënda për ndërgjegjen e Kombit, Shqiptarizmin.
HALL I MADH QE NA KA GJETE!
Koka poshte e kembet perpjete!
– Nga Alban Dega, Nju Jork.
Hajde Tropoja ime hajde!
Tropoja e njohur ndryshe si Malesia e Gjakoves tashme i ka zgjidhur te gjitha problemet, kokecarjet, hallet e saj te medha te se kaluares dhe se ardhmes….
E vetmja ceshtje dhe pengese qe u ka ngelur pa zgjidhur e qe i pengon si intelektualet- mendimtaret dhe Tropojen eshte emri i shkolles se Mesme “ Asim Vokshi”!?
Papunesia eshte zero!
Popullsia tropojane shtohet me ritmé te papara… por ne kurbet, qe mban gjalle edhe Tropojen!
Shkollimi i femijeve eshte 150 per qind!
Valbona, Lumi i Gashit, Bushtrica, Lumi i Currajt jane mbushur me rezervate te “ Troftes Pikaloshe”, sic e quante mjeshtri i saj Rrustem Cokaj dhe furnizon jo vetem pikat turistike e bujtinat e Valbones, restorantet e Bajram Currir, Fierzes, Gjakoves… por edhe deri edhe SHBA-se e Norvegjise … me to!
Jane ngritur dhe lulezojne shume mini e ferma blegtorale per delet, lopet, kuajt, sidomos per dhite alpine djathi, kosi, mishi i te cilave kerkohet me qiri deri ne tryezat mbreterore te Madridit, Londres, Stokholmit e Riadit!
Fabrikat e boronices, kumbulles tropojane, arrave… cokollatave e produkteve te perpunuara te geshtenjes-“ushqimit te trurit “, mobiljeve… punojne me tre turne!
Uzinat e pasurimit e perpunimit te kromit te Rragamit dhe Kamit, te kthyer ne Skam nga bijet e saj te mencur e atdhetare !?….
Gjaqet e derdhura te 175 viktimave te katrahures se 1998-2000 te shkaktuara nga biri rrenimtar e plangprishes, zjarrvenes i saj Sali Berisha jane pajtuar !
I vetmi hall i Tropojes !
I vetmi shqetesim i madh, kokecarje hall madhor qe i shqeteson intelektualet nobelista te Tropojes me ne krye nje karrocier te Berishes, Metes, Rames … Profesor Doktor i Shkencave Politike nga Akademia e Vicidolit eshte emri i nje heroi bir i nje familje heronjsh shqiptare e nderkombetare nga kryeqendra e Malesise se Gjakoves, Gjakova, Asim Vokshi nga i vetmi institucion arsimor me emer ne Tropoje, shkolla e Mesme “ Asim Vokshi”
Si ish- nxenes i asaj shkolle i bashkohem thirrjes qytetare, arsimdashese, mendjendritur e atdhetare te Isa Ferizit per mbrojtjen e emrit te ndritur qe ajo mban.
Eshte me shume ne nderin e saj e te krejt Malesise se Gjakoves- strehes se dhe vatres mikpritese te Sulejman Vokshit, Hasan Prishtines, Isa Buletinit, Shote e Azem Galices … e qindra bijeve e bijave, vellezerve e motrave shqiptare te Kosoves dhe luftetareve te lirise se UCK-se.si bir i Malesise se Gjakoves.
Eshte me shume ne nderin e Malesise se Gjakoves se sa te Asim Vokshit mbajtja dhe lartimi i ketij emri qe mban Shkolla e Mesme e Bajram Currit.
Turpi e marrja i mbulofte ata te vetshpallur intelektuale ushtare te partise dje, sot … Ishalla jo neser, qe dashur pa dashur, me hir e me pahir behen argate ne mos pale me vrasesit e Bajram Currit, Asim Vokshit, Tahir Sinanit… me falangat nazi- fashiste te Caudillos se Spanjes, Francisco Franco dhe cetniket e Nikolla Pashicit, Aleksander Rankovicit dhe Sllobodan Milloshevicit dhe dores se tyre te zeze ala Kadri Mehmeti e Sali Berisha ne Malesine e Gjakoves e ne Tirane!
“ Sindroma dhe…
Thjesht ky propozim eshte nje deshmi e gjalle e asaj qe e kam quajtur qysh ne vitin 1992 “ Sindroma Tropojane “.
Si bir i Malesise se Gjakoves e njoh shume mire “Sindromen Tropojane “ qysh kater breza pa lindur akoma nga goja e te pareve te mi brez pas brezi!
Cfare eshte kjo sindrome kobezeze qe gjen misherimin e saj me nekrofil tek Sali Berisha !?
Nuk ka pase nje djale te pashem a burre te mencur e atdhetar, trim e te pashem qe i ka kaluar te 35 vjetet ne shekullin e fundit ne Tropoje qe nuk eshte qelluar me fjale, me shpifje shkurt me fjale plumba apo plumba pushke …
Le te flasin faktet !
Per nje te shtene me pushke ne gjurmet e kembes ne debore te nje vajze shtojzovalle te Grise nga nje djale i marrosur pas bukurise se saj me shikimin e pare, jane vrare 27 djemte me te pashem te Tropojes ne vitet 20-30!
Rrustem Bajrami i Hoxhaje te Gashit, burri i Halles se Babait tim i kerkon Mbretit Ahmet Zogut fonde per nje kanal ujites per Gashin. Ai jo vetem nuk pranon por edhe i flet rende.
– Po me njofte per Major te njoh per Mbret! Po me njofte per Rrustem te njoh per Ahmet!”, ia kthen Rrustemi me krenarine e burrerine e malesorit sy ne sy.
Pas tre muajve Rrustem Bajrami vritet nga kusheriri i tij i dyfishte Muj Hoxha me paret e Zogut.
Pa kaluar shume kohe vritet edhe Muje Hoxha gjoja per hakmarrje, por ne fakt paret i kishte paguar po vete Zogu nga frika se mos ai i bente atentat edhe atij !
Kur vret kusheririn e vet te dyfishte per pare, kush jam une per te, i thote nje besniku te tij po nga Tropoja?
… Zezona Tropojane
Jo shume kohe mbrapa vritet edhe i biri i tij Kapiten Ali Rrustemi yll drite nga pamje e nga mendja ne Mitrovice te Kosoves po nga dora e zgjatur e Zogut dhe Pashicit pasi i kishte deklarue nje spiuni te tij se nuk do ta zinte varri pa marre hakun e Babes ne Tirane !
Te njejtin fat te zi do ta priste edhe Rame Mujen ne fundin e viteve 40-te nga dora e zeze e spiuneve serbe ne gjirin e udheheqjes shqiptare te pas Luftes, Koci Xoxes me porosi te Rankovicit .
Kjo síndrome kobezeze jo vetem por kryesisht tropojane do te hante kokat e Arif Gashit, Ali Nimanit, Beqir Ndojit… e deri edhe te mesueses heroine te gjalle Rukie Rames e te Azem Hajdarit, te nxjerre ne prite nga Sali Berisha pasi e kishte vrare me dhjetra here me fjale por edhe me ndeshkime politike e publike.
E paralajmerova ne syte e Luz Thacit dhe Guri Durollarit ne takimin e fundit me te ne vitin 1997 ne shtepine e Guros ne Hakensak , Nju Xhersi,“ Kujdes Azem ruaju se e ke leshuar shume gojen kunder Saliut e ai e merr vesh cdo gje pa dale akoma nga goja jote… E si nipa Berishe qe jemi te dy e dime, cka eshte Sherri i Berishes! Eshte edhe me i keq se Kali i Trojes apo Zezona Trojane !”
– A ke marre vesh ndonje gje a!? me pyet si nje femije kureshtar Azemi.
– Kur ta marr vesh une ketu ne SHBA, i pergjigjem une, atehere emri yt do te jete neper shtylla( Lajmerim Vdekjeje ) dhe kryelajmi i mediave jo vetem shqiptare !
Si Luzi edhe Guro jane deshmitare te gjalle te kesaj bisede
Ku ishje ti Brut !?
A nuk ishte po Sali Berisha skenaristi dhe regjizori i vrasjeve te 175 tropojaneve ne 2 vitet 1998-2000, katerfishi i te gjitha ekzekutimeve nga ish- diktatura komuniste per 46 vjet !?
Ku ishin e ku jane intelektualet tropojane ne keto katrahura !?
Luftuan e kushtruan si “trimat nen jorgan”, sic themi ne Malesine e Gjakoves!
Nuk u ndien e as pipetine fare !
Plaget e hapura te Tropojes pikojne e do te pikojne gjak derisa regjizoret dhe skenaristet e tyre te mos japin llogari para ligjit dhe drejtesise qe po vjen .
Kurren e kurres as Tropoja e as Shqiperia nuk do te kene as paqe e as vellazeri, as begati e as qetesi pa u ndeshkuar fajtoret e vertete te saj!
Ligji dhe drejtesia jane dy shtyllat e demokracise pa te cilat ajo nuk mund te qendrore ne kembe .
IDE E GABUAR APO IDEATOR TE GABUAR. Efekti domino i deheroizimit te Heronjve te Kombit dhe perbaltjes se LANÇ, i antifashizmit pa arem dhe uniforem filloi te japi indicet e veta edhe ne Tropoje.Shkrimi i z. Isa Ferizaj eshte nje kembane uluritese per çdo shqipetar te ndershem per te ndaluar ket hiseri turpi te pa pare dhe degjuar ne asnje vend demokratik te botes..E kam ndjekur edhe une debatin e hapur keto dite ne Tropoje dhe jo vetem, rreth „nismes” se disa intelektualve, qe te zevendesohet emri i heroit te Popullit Asim Vokshi gjimnazit te B.Currit pikerisht ne kuader te 60 vjetorit te hapjes se tij, me emrin e njerit nga kontribuesit e arsimit ne Tropoje dhe ish drejtorit te kesaj shkolle per shume vite, te ndjerit Idriz Logu. Duke pare ndjeshmerine e larte qe ka nxitur ky debat me komente te shumta, si ish nxenes i atij gjimnazi, do shpreh disa mendime…Qe ne fillim, i kerkoj leje nje zonje te nderuar, pjesmarrese ne ket debat, qe i kam marre titullin e ketij komenti nga postimi i saj…E mora se mu duk nje nder trajtimet me te goditura qe eshte bere rreth kesaj çeshtje…Ideatoret, qofte ata real apo fiktiv, pak rendesi ka, jane nisur nga nje qellim i mire per ti dhene nje vlersim sa me te nderuar Idriz Logut per kontributet e tij ne fushen e arsimit. Edhe une do e kisha mbeshtetur nje nisem te tille pa asnje rezerve…gjithnje ne raport me dimensionet e figures se tij, por pa cenuar vlerat historike te memories kombetare siç eshte ne rastin konkret figura e ish nxenesit te internatit te Kolgecaje, antifashistitit te pare, heroit te popullit Asim Vokshi. Pagezimi me ket emer ka qene ndere dhe krenari per Tropojen dhe gjithe mesuesit dhe nxenesit qe jemi ulur ne bankat e atij tempulli te dijes. Heqeja e emrit te tij eshte nje ide e gabuar, do ishte nje turp per Tropojen, qe brezat nuk do na e falin. Qendrimi ndaj luftes antifashiste dhe heronjeve te saj eshte nje çeshtje parimore e pa negociueshme midis atedhetarve te vertete dhe atyre antikombetar. Mendoj se ky debat nuk i ka sjellur asgje te keqe Tropojes.Perkundrazi, duke lexuar me vemendje postimet e shumta konstatoj me kenaqsi frymen konstruktive te nje debati te shendoshe, pa fyerje e mllefe, larg politizimeve dhe influencave partiake ( nje largim nga e kaluara). Pothuajse gjithe pjesmarresit ne diskutimet e tyre i ka bashkuar kauza e mbrojtjes se çeshtjes kombetare dhe vlersimi i Luftes Antifashiste, gje qe ka bere te mundur te mos ket shume dallime mes te „djathteve” e te „majteve”. Kjo tregon maturine dhe frymen patriotike te bashkeqytetarve tone, duke i dhene vlera zhvillimeve demokratike edhe ne Tropoje. Ky rast duhet te sjelli edhe nje here ne vemendjen e institucioneve dhe organeve te pushtetit vendor e deri ne ato qendrore, qe per vlersimin e figurave dhe qendrimet ndaj tyre, duhet te kete kritere dhe ligje te qarta dhe detyrimisht te zbatueshme… duke ju shmangur subjektivitetit apo vendimeve emocionale e te nxituara.. Dhe per ta mbyllur mendimin tim per sa siper i marr leje perseri komentueses se nderuar te citoj fjalet e saj…”Do doja te them…ide e gabuar…sepse ideatoret jane bij dhe bija Tropoje. Pleqnite i kan ndare njerez te zgjuar dhe te drejte. Njerez qe si komandon emocioni as interesi, por arsyeja dhe argumenti..Ky ndryshim ska arsye e as argument!!”. Se fundi, i bej apel, drejtorise dhe trupes pedagogjike te Gjimnazit A.Vokshi, Z.Arsimore, Keshillit dhe Bashkise Tropoje qe ne kuader te jubileut te 60 vjetorit te kesaj vatre te lavdishme per arsimin ne Tropoje, krahas masave te tjera, te beje nje vlersim sa me objektiv te gjithe atyre kontributorve, pishtar te drites dhe diturise, qe i dhan aq shume vlera me punen dhe sakrificen e tyre perhapjes dhe konsolidimit te arsimit edhe ne Malsine tone…Ku nje nder ta eshte edhe i paharruari Idriz Logu! …..
H.Osmanaj
“IDE E GABUAR APO IDEATOR TE GABUAR. ”
vetëm të gabuar nuk ka asgjë këtu!!
gabim quhet një veprim që sjell pasojë të padëshiruar!!
këtu nuk kemi gabim por faj!!
këtu kemi një veprim që kërkon të sjellë pasojën.
në këtë rast si dhe të mëparshmit kemi veprime që kërkojnë ta këthejnë shqipërinë në një shtet fashist!!
është një paradoks i tmerrshëm që një vënd i vogël,që ka pësuar gjithnjë të këthehet në një vënd ku adhurohet dhunuesi!!në një vënd të vogël të varfër,ku adhurohet shfrytëzimi!!
këto kanë për të ndodhur!
sepse në një vënd ku populli fluturon me presh në bythë,pa tru në kokë,mund të bësh çtë duash!!mund ti mbushësh mëndjen se është populli më i madh dhe shteti më i lavdishëm!!
e ta rrjepësh pa të kundërshtuar fare,por fare,fare,si thotë gjiganti braçe!!
të del një bir kurve sipër e të thotë se “asimi nuk paska bërë gjë për torpojën” prandaj nuk duhet emri i tij!një dobiç,ose dobiçër të tjerë më parë thoshin se dhe qemali nuk paska luajtur futboll ndonjëherë,ndryshe nga skënderbeu dhe gjithë kastriotët si fis që futbollin e kanë pasur në gjak!!
është koha e ndyrësirave që kanë dalë në shesh dhe e havanëve(patriotëve) që flënë gjumë!
IDRIZ LOGU – NJE PERMENDORE E SHKOLLIMIT TROPOJAN
– Asim Vokshi nje hero shqiptar e nderkombetar permendore a antifashizmit
evropian
Idriz Logu meriton vleresimin dhe nderimin e cdo tropojani, aq me teper te nxenesve, kolegeve dhe bashkeqytetareve te tij, njeri prej te cileve kam qene edhe une.
Nuk ka shkrim as analize per Tropojen qe nuk kam permendur emrin e tij te nderuar, cka e quaj me shume nderim per veten e nxenesit e tij se sa per Profesorin pa titull akademik por me titullin e shpirtit, zemres dhe mendjes se vete nxenesve te tij, koleg eve dhe prinderve tane.
Por kur behet fjale per
– nje hero shqiptar dhe nderkombetar,
– per nje antifashist te mirefillte per te cilin ka edhe nje roman te mirenjohur nga Petro Marko si “ Hasta La Vista”
– per nje ish- nxenes i konviktit te Kolgecajt qe dha jeten ne lufte kjnder murtajes boterore te shekullit te kaluar nazifashizmit
– per nje bir te fisit atdhetar te Sulejman Vokshit dhe dhe te Vokshit te Gjakoves…si Asim Vokshi …
… as vete Profesori mendjendritur Idriz Logu nuk do te pranonte bile edhe protestonte nga Parajsa dhe panteoni i nje prej bijeve e bijave me te nderuar te Malesise se Gjakoves kunder nderrimit te emrit qe mban Shkolla e Mesme “ Asim Vokshi “
Historia mund te rishkruhet!
Por … por … Historia kurre nuk mund te ribehet as me nderrime emrash as me libra te paguar, as me kenge te shitblera !
Profesor Idriz Logut nuk i shtohet as pakesohet nderimi nga venia e emrit te tij Gjimnazit te Bajram Currit, qe me kontributin dhe punen e tij i ka bashkengjitur emrin e tij te nderuar qe per se gjalli!
Atdheu i madh, thone franezet, fillon tek vendlindja e vogel !
Eshte koha qe ne tropojanet dhe shqiptaret ne teresi te mendojme se cfare te bejme me shume per vendlindjen dhe dhe shtetin tone se te presin se cfare do te beje vendlindja dhe shteti… kombi yne per ne, sic thoshte Xhon Kenedi i pavdekshem.
Secili sipas kacikit, mundesive dhe aftesive qe ka.