Pas refuzimit të Liverpool, Barça bën gati planin B, ja lojtarët që synon

DITA Online

Barça ka nisur urgjentisht një plan B pasi Liverpool refuzoi të negociojë për transferimin e Coutinhos.

Tre alternativat e reja për katalanasit janë, Paulo Dybala i Juventus, Antoine Griezmann i Atletico Madrid dhe Thomas Lemar i Monaco-s.

Liderët e Barçes kanë nisur kontaktet për të finalizuar njërin prej tre përforcimeve para se të mbyllet merkatoja.

Pas afrimit të Paulinho Bezerra-s dhe Osumane Dembele, blaugranët duan që në përputhje me dëshirat e Lionel Messit t’a plotësojnë argjentinasin edhe me një përforcim tjetër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *