Partia Demokratike po has problem të mëdha edhe me një tjetër aleat të rëndësishëm, pas Partisë Republikane.
PDK e Nard Ndokës është e pakënaqur me negociatat e zhvilluara deri më tani me PD-në.
Ndoka ka thënë se PD po shpall kandidatura pa u konsultuar me aleatët.
“Kandidatët po shpallen pa u konsultuar, ndërkohë që ka një mungesë vizioni dhe vlerësimi real të aleatëve”, ka thënë Ndoka.
PDK ka hequr dorë nga katër bashki deri më tani, por këmbëngul fort për Bashkinë e Fushë Arrëzit dhe Lezhës.
Por, PD duket se nuk ka ndërmend që t’ia lërë këto bashki.
Për këtë arsye, PDK do të mbledhë Kryesinë e partisë, për të dalë me një vlerësim më të qartë për situatën e krijuar.

Nardo,shif kalo nji here andej nga koalicioni majte se mos t,i japin ata bashkite qe don,se keta te PD-se ta kane me te futme.Nuk t,i japin ato qe don ti por te ofrojne ato qe duan ata e qe per ty s,ka asnje vlere.Medemek lufte kush kap noj cop pushtet se atje gjen pare.Ju lumte te gjithve.!