Juventus është një ndër skuadrat më aktive me transferimet në këtë merkato.
Bardhezinjtë janë hedhur në sulm për Mateo Darmian i cili aktivizohet te Manchester United.
Sipas, calciomercato.com, drejtori sportiv Fabio Paratici është takuar sot me Tullio Tinti, agjentin e Darmianit në një hotel në Milano.
Problemi është se Zonja e vjetër nuk dëshiron të paguaj më shumë se 12 milionë euro, por United insiston në shumën 20 milionë.
Por, gjërat mund të ndryshojnë nëse Juve vendos ta shesë Alex Sandron këtë verë.
l.h/ dita
