Pas rrëfimit prekës të Eboue, Galatasaray gati t’i ndryshojë jetën

DITA Online

 

Ish-yllit të Arsenal Emmanuel Eboue i është ofruar një rol trajneri tek ish-klubi i tij Galatasaray pasi trajeri Fatih Terim lexoi fjalët e tij rreth rënies tragjike që gati sa nuk e bëri të vrasë veten.

Eboue u shpreh për Daily Mirror se kishte humbur gjithçka pasi u nda me gruan e tij, dhe se si gati sa nuk i kushtoi jetën.

Terim lexoi fjalët e tij të dhimbshme dhe sipas CNN Turk ish-lojtari i Bregut të Fildishtë mund të rikthehet si trajneri i U-14 të klubit.

“Kemi dëgjuar për çështjen e tij në dhomën e zhveshjes, aty më informuan, do të bëjmë çmos të ndihmojmë mikun tonë,” shprehet Terim për CNN.

“Do të doja shumë të rikthehesha te Galatasaray, dhe Fatih Terim është si një baba, e dua shumë, do të bëja çdo gjë për të pasi e dua shumë,” është përgjigja e 34-vjeçarit Eboue.

Galatasaray ka filluar një fushatë për të ndihmuar Eboue, me legjendën e klubit Hasan Sas dhe Necati Ates që kanë bërë thirrje gjithashtu për të ndihmuar ish-shokun e tyre të skuadrës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *