Arrestimi i ish Ministrit Spiro Ksera, megjithëse prej shumë ditëve i përfolur dhe jo aq i befasishëm, megjithatë, veç medias, nuk tronditi njerëzit e zakonshëm, të cilët, me aq shpejtësi sa e dëgjuan, po aq shpejt janë të gatshëm ta harrojnë atë. Natyrisht, jo të harrojnë rastin e burgosjes së një ministri, kjo nuk është një dukuri e zakonshme në një vend ku korrupsioni është ërë motiv i përditshëm, por nga shkaqe të tjera, të cilat lidhen me përvojën e tyre jetësore.
Thënë të drejtën, lajmi i arrestimit të një ish ministri, aq më tepër i një ish ministri minoritar, ku nuk kanë vonuar kontestimet politike, çka edhe ndodhi e do të ndodhë edhe më tej në ditët e ardhshme, përbën një lajm të dorës së parë për çdo media, e shkruar apo vizive, kur për më tepër, kishim aq shumë paralajmërime të shefit të prokurorisë, Llalla. Një arrestim i tillë, kudo që të bëhet, është, si të thuash, tema e ditës e çdo lajmi, ashtu si ndodhi. Por, për fat të keq, nuk ishte tema e parë për njerëzit e zakonshëm, dhe ka disa shkaqe për këtë, që më shumti lidhem me mosndëshkueshmërinë e 25 viteve dhe përgjunjëzimin e shtetit dhe të drejtësisë.
Arsyeja e parë është pikërisht mungesa e besimit. Në një ditë të premte, si kjo e fundit, ka pasur disa arrestime të bujshme, të cilat kanë përfunduar, po aq bujshëm, në hiç gjësend. Si duket, në ngutjen për të mbyllur dosjet, ose për të patur mes tyre dy ditë të shkreta pushimi, ata marrin udhën në një ditë të premte, e cila edhe pa këto, është mjaft e ngarkuar. Çfarë kanë ndodhur me dosjet e tjera, kjo tashmë dihet krejt mirë. Që nga e para e deri tek e fundit, e ish Guvernatorit Fullani, të nisura aq bujshëm, ishin në fund të fundit shfaqje mediatike, më shumë se sa dhënie drejtësie. Aa, që të gjithë, dolën të larë nga akuzat e nuk është çudi që të kërkojnë në një ditë të ardhshme dëmshpërblimin për burgosjet e padrejta. Për lirimin e tyre askush nuk mban përgjegjësi, ashtu si askush nuk mban përgjegjësi edhe për arrestimin e bujshëm.
A do të jetë edhe rasti “Ksera” një gjë e tillë: Thjesht shfaqje mediatike apo, më në fund, do të kemi një formë të ndëshkueshmërisë, kjo është shumë shpejt ta themi. Kopsimi i provave është dukur gjithnjë se është i mjaftueshëm për të dhënë një dënim të merituar, por në fund, të gjithë kanë dalë të kopsitur, vetëm akuza është shkopsitur deri në themelin e saj. Dhe, për t’i shkuar deri në fund kësaj, pas vendimeve të gjykatave të ndryshme, ka patur raste kur vetë prokuroria nuk e ka ndjekur më tej çështjen, duke e ditur se do të jetë një kohë e humbur.
Mungesa e besimit tek drejtësia është një gangrenë jo thjesht shoqërore, por edhe politike. Më së shumti politike, pasi njerëzit e zakonshëm e dinë se nuk mund të kemi një drejtësi symbyllas, pra të pavarur, kur vetë ajo varet deri në fund nga politika. Të gjitha çështjet e mëdha në këtë vend ose janë hapur politikisht ose janë mbyllur politikisht.
Të marrim dy ngjarje në kufijtë mes këtyre dekadave: 2 prillin në Shkodër dhe 21 janarin në Tiranë. Në të dy rastet kemi të vrarë, të plagosur dhe demonstrues. Në rastin e parë, megjithëse gjithçka ishte nën dritën e diellit, u arrestuan dhe u burgosën edhe funksionarë partiakë të kohës, thjeshtë sepse ishn njerëzit e politikës dhe ndaj tyre duhej të kishte ndëshkim. Koha dëshmoi se vetë ngjarja ishte e përgatitur nga brenda, deri në themel, se kishte qenë një vrasje e katërfishtë, e përgatitur nga forca politike që donte pushtetin përmes vrasjeve, e përsëri gjithçka u mjaftua me dënimin e një grupi njerëzish, faji i vetëm i të cilëve ishte detyra që mbanin.
Njëzet vite më vonë, në mesin e Tiranës, vriten përsëri katër demonstrues, hapur, me qëllim, për të mbajtur pushtetin ajo forcë politike që mendoi se përmes dhunës mund të mposhtej gjithçka dhe, megjithëse vrasjet ishin të regjistruara, të hapura, të para nga të gjithë, megjithë manipulimin e jashtëzakonshëm, politika i mori në mbrojtje, ktheu bodrumet e kryeministrisë në çerdhe ambulatore, shpërblei vrasesit, dhe në fund, përmes presionit politik, pasi kishte fshirë serverë zyrtarë, lau duart si Pons Pilati i dikurshëm.
Kur dy ngjarje të mëdha mbesin në terr, është e natyrshme që besimi të ngrijë.
Arsyeja e dytë: rasti “Ksera” është një rast i përfolur që prej shumë kohe, është ndoshta, rasti më budalla i zhvatjes në pragun e ikjes nga pushtetit. Mirëpo nuk ishte e nuk është më spektakolari, më i thelli dhe më i dukshmi. Para tij e pas tij ka pasur raste ku e ku më të dukshëm, më të rëndë për ekonominë, korruptiv deri në themel të pushtetit, dhe, për fat të keq, ose askush nuk është marrë me to, ose gjërat po mbyllen sa më shumë që kalojnë ditët.
Nëse do të numëroheshin rastet e rënda të korrupsionit shtetëror në tetë vitet e qeverisjes Berisha, e ndoshta edhe të tashme, do të kishim para vetes një mal korruptimi, në të cilin, “kodra” e Spiro Kserës, as nuk do të dukej. Sepse çfarë është afera “Ksera” me 30 milionë lekë, kur kemi afera të tjera disa qindra milionë euro, të cilat, ose janë mbyllur me proçedurë, ose nuk janë hapur fare. Vërtet ish ministri ka fituar disa milionë, duke bërë sikur po investon për pakicat, po çfarë është kjo kur mendon për njerëzit e hedhur në erë në Gërdec, të djegur e të plagosur dhe krijuesit e vërtetë të Gërdecit vazhdonin të shetisnin me çantat e zeza në duar, duke mbledhur haraçet e lëna pas nga babai biologjik e politik njëkohësisht. Se vërtet, Ksera, kërkonte pjesën e tij në thërrimet e luanit të korrupsionit, mirëpo çfarë ishte ajo kur njeriu i shkretë mendon se për një firmë të babait u kërkuan tre milionë dollarë, kur e di se një Fazlliq, mik shtëpie i ish kryeministrit dhe mik personal i atij që synon të jetë një ditë shef qeverie,bëri gjëmën me pronat në Shqipëri, transferoi miliona e miliona dollarë nga vendi ynë drejt parajsave fiskale, dhe, kur një ditë a një natë, prokuroria vendosi ta marrë në pyetje, atë e përcollën sikur të ishte sheiku më i fuqishëm i botës lindore. Njeriu i shkretë mendon me të drejtë se mos, pas rastit “Ksera” ishte një filesë me fundin në këtë fillesë, për të lënë në heshtje e në terr ata që vërtet kanë ndodhur.
Askush nga njerëzit e zakonshëm nuk e di se ku e ka shtëpinë Ksera, por të gjithë e dinë pallatin e Shkëlzen Berishës, i dinë vilat në Lalëz të njerëzve të politikës, e dinë se mes tyre vila e Berishëve ngrihet mbi parashikimet dhe para saj shtrihet një kopsht i stërmadh, e deri më tani, asnjëri nuk ka treguar se me cilën pasuri e ka ngritur vilën e tij.
Në politikën shqiptare mosndëshkimi është rrënja e së keqes. Duke e ditur se pas këtij mosndëshkimi mund të fshihen të gjitha të zezat e pasurimit, deputetët e opozitës, por edhe ndonjë i shumicës, sheh tek ligji i ri për drejtësinë një mundësi për të dalë në dritën e diellit. Dhe, nëse vazhdohet me këtë ligj, kjo do të thotë se gjithnjë peshku i vogël do të shkojë para të madhit, si në ratsin “Ksera”.
Së treti, njerëzit e dinë krejt mirë se që nga arrestimi e deri tek gjykimi është një rrugë e gjatë që kalon përmes gjykatave. Ka patur raste kur statura politike të njohura kanë shkuar përmes dosjeve të prokurorisë në bakën e gjykatës. Që do të thotë se, mirë a keq, një çështje a një tjetër, ka shkuar në dyert e gjykimit. Se çfarë ka ndodhur më pas, kjo dihet. Dosjet janë byllur para se të hapen dhe të gjithë ata që i mbyllën dosjet kështu, një ditë e panë veten anëtar të Këshillit të lartë të Drejtësisë, u rritën në pozicionet e drejtësisë, fituan mirënjohje politike, u morën në mbrojtje. Ndërsa të tjerë, shumë të pakt, që guxuan të synonin për më tej, kishin fatin e prokuror Hanës, i cili, edhe po të kishte patur një vdekje natyrale, çka ndodh me njerëzit, përsëri mori me vete një enigmë që zbeh shpresën tek dhënia e drejtësisë.
Çfarë do të ndodhë tani?
Është një pyetje, së cilës sot për sot, shumë pak mund t’i përgjigjen. Spiro Ksera, sipas asaj që deklaron prokuria e shtetit, është fajtor, dhe si i tillë duhet të ketë dënimin që duhet, e ndoshta edhe më tej, në limitet e mundshme të dënimit maksimal. Sepse ka qenë ministër, sepse ka abuzuar me fondet e njerëzve në nevojë, sepse e ka bërë këtë duke e ditur haptas se po bën një vjedhje cinike e monstruoze, e sidomos të mjerë.
A do të kemi më tej vazhdë të ndëshkimit, pavarësisht se nga cila shumicë, e djeshme apo e sotme?
Askush nuk e di, ndoshta kjo fillesë, nga një gjë e veçantë deri më tani, do të vijnë zbërthime të tjera, raste të tjera të ndëshkimit, por, nëse edhe këto mbesin në këtë derexhe, si kanë mbetur të tjerat, atëherë ose duhet të revoltohen njerëzit kundër këtij sistemi drejtësie që luan me pritjet e tyre, ose duhet miratuar ligji i ri i drejtësisë përmes një referundimi të jërë popullor.
Rasti”Ksera” si një fillesë është edhe prova e një shteti, në të gjithë hallkat e tij: do të bjerë përfundimisht apo do të ngrihet gradualisht sistemi ynë i drejtësisë.
Nuk ka rrugë të mesme. Është koha që njerëzve t’u kthehet besimi për një fillim të ri.

Shkrim interesant dhe shume i drejte.Mendoj se per te mbrojtur veten Spiro duhet te flasi dhe te thote te verteten, Do zoti mos kete fatin e Fullanit Mziut apo Gjikes.Ishalla do pasohet me arrestime te tjera .
KSERA KA BERE DHE PER TO DUHET TE DENOHET / PO PESHQIT E MEDHENJ QE KANE ARKEN E POPULLIT PER VEC BURGUT TJU KONFIKSOHET PASURIA TI KETHET POPULLIT /KSERA ESHTE MISH PER TOP SHUM ZHURME PER ASGJE/ AJDUTET E VERTETE BEJNE LLOGJE NA JAPIN MEND HIQEN SI TE PA FAJSHEM /POPULL ZGJOU TE GJITH QE KANE VJEDH QE JU MBETCIN NE GRYKE JANE MILIARDA TI KETHEN TAKSA PAGUESIT/
Bedri,thuhet se ata qe shkruajne pas moshes 70 vjeç nuk mund te arrijne ‘kulme’.Ne shenje respekti per aqe sa i ke dhene ketij vendi e lexuesi po te them se nuk po jep ate qe kerkon ky popull ky vend per te dale nga tuneli.Me kete lloj informacioni te varfer e mjeran qe 25 vjet nuk TREGON ,por ‘PERRALLIS’ nuk mund te rilinde shteti. E kur te drejtohem ty si nga te pakteve qe nuk u eshte thyer maja e lapsit e nuk u mungon morali ta mbajne penen drejt imagjino ‘gazetareve’ ‘profesoreve’ e ‘filozifeve’ te oborrit salisjan 25 vjet te SALI FATOS LIKE NERONIT nga Servetat tek Servilat qe shkruajne kujtimet si ato te Xhudes qe vrau krishtin per ta perjetesuar ate —–
KE NDONJE MENDIM SI MUND TE RILINDE SHTETI E RINGJALLET SHPRESA!?
Gramsh, Bedriu eshte akoma i ri, eshte larg 70 tave. Sa te kete koke e duar, ia pafshim hajrin.
Afer 70-tave eshte, por mendjen e ka plot e ka kurajo.
Hahahahaha….
Arrestuan hajdutin me te lodhur.
Berisha nuk duhet arrestuar. Ai duhet varur ne peme ushqim per korba.
arrestoni berishen, bashen dhe dyzinen me lapanjoze qei vinin nga prapa kur abuzonin me pushtetin duke vrare e vjredhur…konfiskojini te gjitha pasurite e paligjeshme qenerve.
I nderuar Bedri
Me gjithe respektin qe ke fituar je bere i merzitshem deri atje sa mendojme se po ben biznes mediatik (qofsha i gabuar)
Kam pershtypjen se njerzit jane irrituar me
Edi Ramen si tradhetar ose impotent
me Donald Lu-ne qe eshte haptas nje berishist i emruar nga turbo-berishiste ne washington
Por me shume njerzit jane irrituar dhe nga keto artikuj tuaj “gjasme te forte” ketu perfshij dhe Andreastefani,Viktormalaj,Adrianthano etj etj.
Edhe me budallai e di qe kjo furtuna me Kseren eshte e neveriteshme se te henen mban LU-JA konfernce per drejtesine dhe Lalla plas nje kapsolle me miratim te rametesbashesberishes dhe gopit somes.te premten
KETE E DI DHE BUDALLAI NE SHQIPERI O BEDRI !
Personalisht jam i irrituar dhe me zotin Islami.
I nderuar..KU SHKUAN SHKRIMET TUAJA PER “NENTOKEN SERBE” ku aludoje per bash berishen
Prokurorija duhet ne fillim ose te arrestoje ty Bedri te Dites dhe ate merobazen e Temes dhe te shalle HERO lulqim bashen…Ose te arrestoje kriminelin Bashe dhe komuku Donald le ti shkoje per vizite te burgu
AUTOPSIA E LULBASHKRIMINELIT
Kujt I kujtohet Komiteti I Orientimit të Politikave (KOP) I ujkut Berishe qe I perdori sit e perralla e kecave kur lyente kemben me miell te bardhe..
….fatkeqesisht ujku I vicidolit hyri ne kasollen e kecave dhe I hengri te shkretet keca dhe nje nga aresyet kryesore eshte se shume shqiptare besuan te KOPilat e PD me ne krye kopilin Lulqim Bashic.
“PROFILI I LARTE” KRIMINAL I DEVILIT LUL
A
-Enigme do ngeli numri I nje pashaporte amerikane me numra ekstra e paraqitur ne Hollande ne nje zyre noterie (nuk eshte zyre gabelesh) per marrje shtepie.As sot e kesaj dite nuk ka ndonje prononcim zyrtar qe nab en te besojme se eshte nje 007 I prodhimit serb me market e lobit serb te amerikes qe eshte akoma I fuqishen ne shba dhe per kete mjafton te kujtojme damir fazllicin mikun e Tom Rixhit me seli ne Washington qe jane kumbaro te serberishes te sllobo dankes.
B
-Enigme do ngeli dhe rrugtimi illegal I maskuar si” inxhinier rrugesh” me pashaporta fallco( kush qe ai udbash qe ja siguroi) ne Bicaj dhe te shtepia e verdhe per te spiunuar “krimet” e UCK.Nqs do shfletojme deshmite e antropologut peruan qe ka kerkuar “eshtrat e serbeve” qe I kishin marre melcite dhe veshkat ne shqiperi I bie qe LUBasha te kete qene si te gjenerali ushtrise vdekur si Koloneli Zampa ne versionin serb..
C
-Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te jubileut te Kosoves ne 18 shkurt 2012 ne menyre ektremisht provokative hiqet tabela me emrin e “ deshmoreve te 4 shkurtit” dhe vendoset ajo e IBrugoves. Dihet qe Rrugova eshte kusheri me gjakatarin Xaferr deva qe ka qene filonazist dhe me vone ne luftene ftohte me detyra terroriste kunder shtetit shqiptar.Pra hoqem nje embleme “komuniste” per te vene nje emblem naziste….A kemi te drejte te themi qe LUBasha eshte neonazist…
D
-Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te Clirimi teTiranes nga partizanet (te ndihmuar nga anglo-amerikanet) te sjelle eshtrat e Rrahmet Zogut.Kush jane keto forca te errta qe duan te percajne kaq egersisht shqiptaret
E
-Enigme do ngeli kush e komandoi me pult LUBashen qe pikerisht ne vigjilje te ardhjes se Rrahmet Zogut ne 24 dhjetor 1924 me bajonetat e serbit I ngriten permendoren te stacjoni trenitEshte po ky edepsez qe eshte shprehur hapur kunder Fan Nolit njeriut me poliedrik shqipfoles per te gjitha kohrat…
F
-Enigme do ngeli se pse nga te gjithe “‘6 kokat” e parise Tiranes qe shkuan ne Washington ne pranveren e 2012 per te takuar zotin Filip Riker vetem LUBasha u percoll dhe u prit personalisht nga honorable Arvizu dhe u proklamua ne media si yll ne ngjitje
G
-Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne mars 2011 ne nje proteste rinore te PS ku hidheshin parrulla per ministrin e brendshem “Luli vrases” doli gjoja rastesisht (ofendim pa kufi I shqiptarve) perballe tyre dhe takoi po rasteshit forcat e policies duke I pergezaur per pune e mire kunder kokepalareve..no coment
J
-Enigme do ngeli se pse zoti Arvizu ne protesten mbare kombetare kunder LHL ne 15 nendor 2013 u tregua “agresiv” me LUBashen duke I then se ai I shkeli vijen e kuqe..dhe nuk kaloi shume dite po ky ambassador pas pak diteve I kerkon ndjese ‘Yllit te tij ne ngjitje” kur I shkoi te Shqup-I te cilin sapo e kishte grabitur Pedeja…Pra kush ishte me I madh “ne detyre” Luli apo nenpunsi Arvizu..
M
-Enigme do ngeli qe gjate “komandimit” te tij si minister I jashtem ndodhi akti me makaber I mundshem me greket me e rende se e detit Jon…jo vetem qe u miratuan varrezat e ushtareve greke sipas vije imagjinare te vorio epirit (tashme varrezat jane enkllava greke) por u be ge shiblerja e kockave ne biznes qe nuk ishte pare ne historine e njerzimit dhe ky minister monster nuke hapi sqepin kurre …
“PROFILI I LARTE” DEFICENT I DEBILIT LUL
-LUL LEGENI
Ajo qe nuk eshte enigma eshte qe e vetmja detyre qe I kane lene shqup-taret – LUBashes ishte organizmi I super pastes per 100 vjetorit qe u degjenerua ne betejen e legenave ,kusijave dhe bidonave te haleve per pasten e Lules
LUL TRAPI..ME FALNI TRAMI
Ajo qe e ben debil kete devil eshte ceshtja e tramit.Ajo tregon se ky jo vetem qe eshte “alifmatrak” qe eshte Lul-Nul se nuk kishte mundesi por dhe nga ana urbanistike bashkohore ishte gomarllek por dhe u mundua qe t’ja fusi Rames fajin…
-LUL MALOKARI
.Ne nje miting electoral ne 2011 ne nje salle me malsore me moton “nikaj-merturi voton lulzim bashen” ky I fundit akuzen me te madhe per Edi Ramen e kishte se e kishte kthyer bashkine ne zyre partie..Kur nisen pyetjet nje person e pyeti nese fitonte bashkine e Tiranes a do ta pranonte dhe ate te kryetarit te PD…dhe pergjigja dihet..ai tha se une jame drenicak dhe na doli qe qenka jo vetem renacak por dhe kacak.
LULI KUQ
Por “kryevepra” e ketij Devil-debili eshte se ne votimet e Tiranes edhe pse u ndihmua nga ai mengeperveshuri (naten) beri te pabesueshmen ..Beri koalicjon me komunistet e Hysni Milloshit me votat e te cilet (+ vjedhjen me ristanet ) mori karriken e bashkise.Dhe monstruoziteti I kesaj felliqsire eshte se ulurim me teper kur ngihet ndone portret I enverit ne ndonje ceremony dhe I thote Rames ..mos luaj me zjarrin…
LUL I AMBASADORES
Sipas “International network Foreign policy” publikohej me fakte per lidhjet qe kishin ambasadoret amerikane me Bechelin e rruges kombit ne Shqiperi dhe Kosove dhe jepej sakte shifra e frikeshme e vjedhur ng kjo kompani dhe lidhjet e Delli tne Kosove dhe M.R per Shqiperine ku posacerisht permedej dhe Luli yne si nje pjestar ndoshta me Kryesorin ne kete Vjedhje me permasa boterore.
Ne kete kontekst te sotem kur Doshi-Gate qe eshte me teper nje hipnoze pa asnje fakt dhe po merret me vrull te papare nga prokuroria (nuk dihet kush qendron pas kesaj bombe antishqiptare) ne fillim duhet te merremi me ato qe kemi fakte.Thjesht qe te behet dekriminalizimi I pari qe duhet te merret I pandehur nga prokuroria eshte Lubasha & Serberisha qe kane qindra dosje ku me kompletuara eshte ajo e rruges Beograd Durres dhe le te thirren si deshmitare dhe ato ambaasdore apo politikane perendimore qe kane afera me keto “dirty job”..dhe kam besim qe prapa skenareve me serialet televizive “Tomka dhe shoket e tij “ jane ato Tomat Lulit ne perendim qe kane partner Damir Fazllicin qe eshte mik shtepie I Sali kerricit dhe Lul Ogicit
NUK E DI PSE ME KA HIPUR NJE DOZE DYSHIMI KUR LEXOVA PAK DITE ME PARE NJE SHKRIM DOMETHENES TE ZOTIT SHAQIR VUKAJ QE DEKLARONTE SE SIPAS DOKUMENTEVE TE DEKLASIFIKURA PER EGZEKUTIMIN E CAUSHESKUT NE RUMANI ISHIN MARRE VESH CIA ME KGB DHE KISHIN NJE MIRATIM “TE HESHTUR” NGA BUSHI SENIOR ME GORBACOVIN.
NE KETE KONTEKST CFARE MUND TE KENE BISEDUAR ATEHERE KETO XHENTELMENA PER SHQIPERINE DHE CFARE MUND TE KENE BERE SHERBIMET SEKRETE CIA-KGB-UDB ??
FAKTI QE SOT SHQIPERIA PO KALON NGA RRETHI I FERRIT NR 24 NE ATE TE FERRIT NR 25 DUKE NA LIDHUR PER QAFE ME XHEBRAILIN BERISHE DHE DEVILIN LUL CFARE DUHET TE MENDOJME
MOS KANE BISEDUAR NE 1989-90 BUSHI ME GORBACOVIN SIC BENE STALINI ME RUZVELTIN DHE CERCILLIN NE 1943-44 PER TA LENE SHQIPERINE NEN “KUJDESTARINE E ISH JUGOSLLAVISE DHE SOT SERBISE?
FAKTI QE PER CEREK SHEKULLI ME SUPERKRIMET E BERISHES,HAJDARIT DHE TANI TE LUL BIMBASHIT AI VEND ESHTE NE VDEKJE KLINIKE DHE AI POPULL PO TALLET NGA DIPLLOMATET EUROATLLANTIKE HAPUR FARE ME DON KISHOTIN EDI RAMA DHE SANCO PANCON ILIR META
TANI QE SHERBIMET SEKRETE PO CMENDIN ATE POPULL ME TOM DOSHET DHE KODOSHET E SALES ESHTE E KOTE TE BEHEN DHE KETO VOTIME LOCALE QE NE VEND TE MENGEPERVESHURIT ARVIZU KA ARDHUR ZOTI LU QE E KA FILLUAR TERS DETYREN E TIJ KUR I THA DJE SHQIPTAREVE TE LUFTOJNE MBETJET E KOMUNIZMIT KUR NE FAKT NAZI-BERISHIZMI PO E GROPOS ATE VEND PERFUNDIMISHT ME NDIHMEN E HALEATEVE TANE..
konkluzion
zoti Bedri kur ke qene para viteve 90′ ne krahun e Enverit me ka ardhur keq sepse nuk e pelqeja absolutisht ate sistem
Por gjerat kane ndryshuar dhe evoluar ne drejtim te kundert ne menyre progresive..
Kjo klase politike,keto media ,kjo drejtesi,keto ambasadore,keta te perndjekur politike dhe keto intelektuale e kane patur hallall dajakun e Enverit..biles pa frike mund te them se subjektet e mesiperme e kane shenjteruar Enverin si Profet…nuk ka nevoje per lapidar se ja ka ngritur sala rama,meta basha pa tjeter me kontributin e Luse qe ka marre atributetet e nje mbreti …nuk eshte problem se po ben rolin e mbretit por po e ben shume shume keq…per llogari te te treteve..
Fillimi i luftes kunder korrupsionit me Kseren eshte nje loje e dy vampireve te shqiperise Rama-berisha qe me gjykimin e nje karte te djegur te lajne duart e mafies.
Per Spiron e me Spiron nuk hardalliset korrupsioni por me mosprekja e baballareve tetij ne Pd,Ps dhe lsi
Rer bollbedri
S,e di kush je por me behet zemra mal kur lexova shkrimin tuaj . Besoj se ka shume djem apo vajza si ty ,.te falenderoj kudo ku te jesh . Mbase ti je endra jone e shume pritur,mbase mbetet ender qe pret te behet realitet .une nje gje di .s’dua te vdes pa pare drejesi te vendosur ne vendin tim.
Me shume respekt e besim ne brezin e ri e te shkolluar shqiptar
Faliminderit per gjetjen e vrasesve te 2 prillit.Deri tani e dinim se ato qe gjuajten ishin police por paskan qene police te PD.Ne ajer apo ne turm e ka gjuajtur edhe sekretari i partise nga dritarje e dezhurnit ne katin e pare Xhorxh Grabova.Nga kati siperm i shtepse se rrojve ka gjuajtur me pushke gjermane dhe super militanti i kuqDul Alia.Bishanaku ewshte viktima e tij.Ti rren diten per diell ku mijra njerez e kane pare ngjarjen live